Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në autostradën Lushnje-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur midis Rotondos së Savrës dhe Plugut, ku ka marrë flakë mjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. M., banues në Berat.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një defekti elektrik. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.