Një makinë tip “Ford”, është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, teksa ishte në ecje.
Mjeti me drejtues shtetasin O. H., 34 vjeç, është djegur pjesërisht, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.