Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të udhëtojë në Ankara të hënën, për të takuar kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Turqia, një shtet i rëndësishëm në rrugën e emigrantëve drejt Evropës, është në qendër të përpjekjeve diplomatike të Merkelit për të reduktuar numrin e emigrantëve që arrijnë në Gjermani.
Në muajin nëntor, Turqia ra dakord që të luftojë rrjetet kontrabandiste dhe të ndihmojë në frenimin e emigracionit të parregullt.
Bashkimi Evropian, në këmbim i ka ofruar Turqisë 3 miliardë euro dhe disa lëshime politike.
Gjermania ka regjistruar mbi një milion azilkërkues vitin e kaluar.
“Merkel dhe Davutoglu kanë vendosur për udhëtimin pasi janë takuar këtë javë në konferencën e donatorëve për Sirinë, në Londër”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert.