Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u vlerësua ndërkombëtarisht për trajtimin e krizës së refugjatëve, të krizës së borxheve të Evropës, e cila u përzgjodh mes 376 pretendentëve për çmimin Nobel të Paqes.
Qendra e universitetit “Coventry” për Besimin, Paqen dhe Marrëdhëniet Sociale nominuan kancelaren 62-vjeçare, Merkel duke e përshkruar atë si një kampione të paqes, e cila është angazhuar për një botë më të bashkuar.
Revista amerikane “Forbes” e ka quajtur atë si një nga gratë më të fuqishme në botë, që prej vitit 2011 si dhe ajo u emërua si “Njeriu i Vitit” nga revista “Time” në vitin 2015.
“Angela Merkel ishte zgjedhja evidente”, tha shefi i qendrës “Coventry”, Mike Hardy.
“Kërkova njohjen e saj si një kampione e paqes pas asaj çfarë ajo bëri për Gjermaninë e ndarë si dhe për angazhimin e saj të palëkundur për një botë më të bashkuar”, shtoi ai.