Një qendërmbrojtës është dëshira e fundit në merkato për Partizanin. Pavarësisht se trajneri Shehi e ka shprehur qartë qëndrimin e tij se do të ishte gati të përballonte sezonin me këta lojtarë, klubi po sheh mundësinë për të përforcuar mbrojtjen.
Kjo është një nevojë e krijuar nga lëndimet e shumta dhe dëmtimi i rëndë i Bytyçit. Alternativat për klubin janë disa, por për momentin nuk është arritur të finalizohet asnjë marrëveshje.
Një arsye është dëshira e lojtarëve për të luajtur në liga më të forta, por në ditët e fundit kampionët shpresojnë të kryejnë ndonjë goditje të mundshme. I qartë është fakti se transferimi i një mbrojtësi nuk është emergjencë në një ekip si Partizani.