Meri parashikon një javë me ndikime të fuqishme, ja shenjat më me fat – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meri parashikon një javë me ndikime të fuqishme, ja shenjat më me fat –

16:44 | 24/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Java nis me një ndikim pozitiv të planetëve por nuk do të mungojnë konfliktet dhe gjakrat e nxehur. Në parashikimin javor nga Meri Shehu për “Rudina” në Tv Klan, ata që do të ndikohen më shumë janë personat me emër, pozitë dhe famë që do të vendosen në vështirësi.

“Kemi eklips hënor në Dem në datën 28. Kjo do ndikojë shumë Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët, do sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre që do zgjasin më shumë se sa 3-4 muaj. Kemi edhe kundërshtimin midis Marsit në Akrep me Jupiterin në Dem. Kjo është pak lidhje e vështirë sepse sjell sherre, kontradikta, problematika dhe i ngre pak gjakrat. Kemi një fillim disi më të qetë, Afërdita lidhet bukur me Saturnin. Historia sorollatet te shenjat Dash, Bricjap, Gaforre dhe shenjat fikse”, tha Meri.

Marsi është futur në shenjën e Akrepit për ta, do të merren me çështjet ekonomike. Në datën 28 kemi një përballje e fuqishme, sherr e debat si edhe hënën e plotë por me çështjet ekonomike do kenë një mundësi hapje-mbyllje llogarie, problem, udhëkryq që duhet ta kenë kujdes shumë Dashë këtë javë.

Demi – 1 yll

Janë para hënës së plotë, por ajo ka përballjet e veta, është eklips dhe në këto situata bëhen më të ndjeshëm, marrin më shumë informacion që i bën delikatë. Hëna është e mirë por përballjet nesër, dielli përballë Demit në Akrep dhe Saturni në Ujor sjell një problematikë në karrierë, në familje kështu që shumë Demë që kanë divergjenca dhe janë në udhëkryqe të kenë kujdes.

Binjakët – 2 yje

Janë një shenjë që Mërkuri i tyre është futur në Akrep, do merren shumë me punën dhe përballë do kenë Jupiterin në Dem. Duhet të kenë kujdes probleme  ligjore me punën, humbje, kontrata jo të mira,  do bëhen dyshues, do kërkojnë një punë që duan ta menaxhojnë por ndoshta nuk kanë aftësitë për momentin ose kanë kundërshtime dhe nuk është momenti që të jenë të qetë. Një kontratë e mirë pune mund të ndodhë për ta por kujdes se çfarë firmosin.

Gaforrja – 3 yje

Përballen me kundërshtimin, katërkëndëshin midis diellit në Akrep dhe Plutonit në Bricjap përballë shenjës së tyre. Do kenë kujdes martesën, bashkëpunimet dhe një çështje të rëndësishme karriere.  Duke qenë se dielli është në Akrep do të thotë që për to është në një fushë dashurie, atje ku duan më shumë, forcën e tyre krijuese, fëmijët e tyre. Duhet të merren më shumë me njerëzit që duan më shumë, që kanë nevojë për ta dhe mos t’i japin më shumë kohë gjërave të tjera.

Luani – 1 yll

Do bien direkt pre e katërkëndëshit të nesërm të diellit në Akrep me Plutonin në Bricjap dhe çështjet që kanë të bëjnë me familjen, njerëzit e mëdhenj në moshë ose çështje të rëndësishme ekonomike mund të komolikojnë pak anën shpirtërore të tyre ose mos ta lënën të qetë ekuilibrin. Hëna e plotë në Dem mund të tregojë gamën e mundësive, ku mbyllet një projekt i madh ose ku mund të investojnë në lidhje me karrierën, por në fund të javës.

Virgjëresha – 3 yje

Janë në një kombinim të bukur, jashtë shenjave që do kenë furtuna dhe ndryshime të mëdha. Hëna e plotë, eklipsi në Dem iu përshtatet dhe iu jep një avantazh në karrierë, punë, kontakte me jashtë, lidhjet, komunikime të rëndësishme, bashkëpunime me jashtë që do e bëjnë jetën të kenë një horizont më të ri, ndoshta edhe udhëtime. Shumë Virgjëreshë që s’kanë vendosur e marrin guximin edhe për udhëtime.

Peshorja – 3 yje

Do kenë kujdes diellin në Akrep me Plutonin në Bricjap në çështje karriere, ekonomike. Shumë Peshore të lindura në 10-ditëshin e parë dhe të tretë mund të kenë disa përmbysje dhe duhet të kenë kujdes. Hëna e plotë në datën 28 i sqaron njëherë e mirë gjërat dhe do marrin avantazhe ekonomike, shpirtërore dhe shëndetësore.

Akrepi – 4 yje

Janë futur Marsi, Mërkuri në shenjën e tyre, pra energjia dhe komunikimi. Kanë përballje me Jupiterin në Dem por kanë marrë një avantazh energjie dhe do vazhdojnë. Të kenë kujdes nga përplasja Mars-Jupiter në datën 28 por hëna e plotë përballë shenjës së tyre hap edhe njëherë mundësinë që të shohin një relacion, marrëdhënie në çift ose bashkëpunim në të gjithë madhështinë e tij.

Shigjetari – 2 yje

Janë pak të bllokuar, me diellin në Akrep nuk e ndiejnë veten mirë, ndihen si të lodhur, pak melankolikë, sikur nuk është momenti i tyre, sikur nuk po bëjnë gjënë e duhur. Nesër një problem me punën ose problemi ekonomik i një të afërmi ndikon tek ta. Do kalojnë këto ditë dhe fillojnë avancohen për mirë nga data 28 me hënën e plotë. Kujdes sepse edhe aty ka një debat për ata që nuk do mund të kontrollojnë dot nervat ose të bien pre e një kurthi.

Bricjapi – 3 yje

Më në fund marrin 3 yje, kalojnë edhe nesër një ditë të vështirë por pastaj me hënën e plotë në Dem rivendosin ekuilibra në dashuri, në punë pas një debati sqarues ose pas një shuplake që duhet t’i japin dikujt që ka ndërhyrë në jetën e tyre, qoftë familjar ose në punë sepse kanë qenë shumë të ngatërruar këtë periudhë. Hëna e plotë i sqaron, është një apokalips i mirë për Bricjapët sepse zbulojnë diçka që  i ndihmon.

Ujori – 2 yje

Hëna e plotë në Dem i krijon dëshirën për të realizuar diçka të madhe për ta, por duan edhe pak liri. Diku kapen në një punë, preokupim, premtim që kanë dhënë dhe do jenë të angazhuar. Kujdes me çështjet ekonomike dhe familjare të lindurit në 10-ditëshin e parë që mund të kenë lënë diçka pa sqaruar ose që kanë pozicione shumë të rëndësishme. Këta të fundit do shikojnë që ditët e para të javës nuk janë  shumë në favor.

Peshqit – 4 yje

Janë një nga shenjat që nuk do t’i ndiejë përballjet e mëdha. Afërdita në Virgjëreshë është në një lidhje të bukur me Saturnin, u ka dhënë një premtim të mirë dhe kanë bërë njohje ose kontrata të mira pune dhe duhet ta mbajnë këtë shije të mirë. Nesër e pasnesër mos të ngatërrohen me askënd dhe në fund të javës në datën 28, me hënën e plotë në Dem, ndoshta finalizojnë një marrëdhënie të mirë, një premtim, fillojnë një punë të re ose afrohen me njerëzit e tyre të dashur.

Read more

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

Të Lidhura

nga 27
09:48 | 26/12/2025
0

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e kësaj të premte nga reshjet e para të dëborës. Sipas raportimeve, reshjet kanë...

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

nga 27
09:34 | 26/12/2025
0

Për shkak të protestës së fermerëve në Greqi, aksi rrugor Kakavijë–Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve...

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

nga 27
09:02 | 26/12/2025
0

Një tjetër situatë skandaloze raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Tubacionet e ujërave të zeza kanë...

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

nga 27
08:28 | 26/12/2025
0

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë...

Para
Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i sekuestron 30 kg drogë –

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i sekuestron 30 kg drogë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

09:48 | 26/12/2025
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

09:34 | 26/12/2025
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

09:02 | 26/12/2025
‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

08:28 | 26/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –
  • Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –
  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com