Memoriali për viktimat e grushtit të shtetit/ Avokati Ngjela: Tragjedi! Shqiptarët do ta shkulin atë turp – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Memoriali për viktimat e grushtit të shtetit/ Avokati Ngjela: Tragjedi! Shqiptarët do ta shkulin atë turp

14:07 | 13/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sot sërish në lidhje me memorialin e vendosur në Tiranë, në nder të viktimave për atë që është cilësuar si grusht shteti në Turqi.

Ngjela e cilëson tragjedi kombëtare si dhe aktin e fundit e qeverisë së Edi Ramës memorialin turko-osman të vendosur erdhi si rast kundër progresit të gjendjes së re në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Read more

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Lirinë e shqiptarëve, në 150 vjet, e ka sulmuar dhe dhunuar një lukuni ujqërish të huaj që kanë pushtuar Arbërinë, dhe një rrjedhë hajdutësh sunduesish shqiptarë, të shitur në shekuj. Kjo është tragjedia shqiptare: sundim barbar kryeministrash dhe shitje e shqiptarizmës në tregun e fqinjëve pushtues.

Akti i fundit është memoriali turko-osman i kryeministrit Edi Rama.

l.

A e patë sesa me afekt historik ndërhyri dje Ambasada Amerikane, duke denigruar memorialin turk ala Erdogan në Tiranë?

“Ju keni viktimat tuaja në Kosovë”, tha përmbledhtas përfaqësuesi ligjor i saj, “pse duhen memoriale abstrakte të një vendi të huaj”.

ll.

Historia e Shqipërisë ka qenë e mbetet ende e përshkuar nga qeveri që gënjejnë dhe fyejnë hapur shqiptarët.

Ky ka qenë e po mbetet fati i keq i shqiptarëve: qeverisen nga persona të papërgjegjshëm që më shumë nga gjithçka, urrejnë shqiptarët. Grabisin, fyejnë shqiptarët dhe heshtin e nuk japin asnjë përgjigje. Dhe e dini se kur janë të përbindshëm këta, kundër shqiptarëve që sundojnë? Kur i dobësohet forca dhe rrezikojnë që të rrëzohen. Njëlloj si ky kryeministri aktual.

Po shqiptarët pse ngaherë sjellin në krye vetëm sundues të papërgjegjshëm dhe antishqiptarë? Sepse ka një shekull që janë kapur nga laku i tyre, dhe tani janë mu në prag të shpëtimit shekullor. Por, pikërisht kjo i ka hedhur sunduesit e fundit në sulm antishqiptar.

Dhe ja, shembulli i fundit me memorialin turko-osman të vendosur erdhi si rast kundër progresit të gjendjes së re në Shqipëri.

Qeveria shqiptare hesht, por shqiptarët jo. E ç’i mbetet kësaj qeverie nëse shqiptarët e fyer nga ky turp historik do të shkojnë e ta shtypin atë palomemorial të vendosur hajdutshe e në mënyrë sekrete në Tiranë?

Po, vërtet do të shkojnë shqiptarët ta shembin shenjën e turpit historik që iu ka vendosur në kryeqytet Edi Rama?

As dhjetë shqiptarëve patriotë që mund të shkojnë për të shkulur atë vepër të turpshme poshtëruese për Shqipërinë, nuk ka mundësi t’iu bëjë bllokim askush, sepse ajo është një vepër klandestine, pa asnjë vendim administrativ dhe madje, krejt e fshehtë dhe e ndaluar që të transmetohet edhe si lajm inagurimi i saj. Ky turp duhet shkulur, sidomos tani që u bë publik si një fyerje historike kundrejt Shqipërisë si shtet dhe shqiptarëve si popull, kudo ku ata ndodhen.

lll.

Ajo që na duhet të trajtojmë tani, nuk është më ekzistenca e këtij memoriali poshtërues, se ai nuk ka më jetë në Shqipëri, por, është arsyeja pse e mori qeveria shqiptare një hap të tillë.

Rreth këtij akti fyes për kombin mund të amendësohen shumë arsye, por juristi amerikan i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë akuzoi për shitje monetare me para . Të jetë kështu vallë!

Por, veç kësaj, është edhe keqdashja për të shtypur dhe fyer shqiptarët që po presin likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, duke i thënë një arkaiku mesjetar si Etdogani: në jemi neoosmanë.

Frika, gjithmonë të hedh ndër shpresa absurde.

Etiketa: Avokati i njohur Spartak Ngjelamemoriali turko-osman i kryeministrit Edi Ramatragjedi kombëtare

Të Lidhura

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Para
Valdrin Pjetri i përgjigjet akuzave të PD-së: E vetmja e vërtetë është ajo që del nga …

Valdrin Pjetri i përgjigjet akuzave të PD-së: E vetmja e vërtetë është ajo që del nga ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com