Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 55 vjeçar pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 31.5 kg kanabis. Droga është gjetur në banesën e të arrestuarit në Memaliaj.
Policia ka konstatuar se përvec kësaj në banesën e tij është gjetur dhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Bëhet me dije se i dyshuar si bashkëpuntorë është dhe djali i tij 26 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.