Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një qendre rehabilitimi për përdoruesit e drogës në qytetin verior të Meksikës, Çihuahua.
Persona të maskuar hynë në qendrën mjekësore dhe hapën zjarr ndaj të pranishëmve. Persona që i mbijetuan sulmit të armatosur deklaruan për policinë se agresorët ishin të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe mbanin në duar armë automatike.
Policia deklaron se motivet e sulmit janë ende të paqarta. Forcat e sigurisë ngritën menjëherë postoblloqe përreth qytetit, por nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë atentatorët.