Me urdhër të Prokurorisë së Barit e nën hetimin e Antimafias italiane, në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar një megaoperacion i cili ka çuar në ndalimin e 130 personave nën masë arrestimi me burg e shtëpiak.
Ndaj tyre rëndon akuza e aktivitetit mafioz, trafik droge, mashtrim në gara sportive, armëmbajtje ilegale e ndërhyrje kriminale mafioze në zgjedhjet politike lokale të 26 majit 2019 në Bari.
Në ora 10.30 priten të zbardhen detajet e këtij operacioni në praninë e Prokurorit Kombëtar të Antimafias e Antiterrorizmit Italian.