Ndonëse disa ditë më parë shprehën kundërshtime për platformën e paraqitur, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu po vijojnë negociatat me Enklejd Alibeajn për emrin e Presidentit të ri.
Mësohet se takimi është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit. Pavarësisht debateve, opozita ka rënë parimisht dakord që të dalin me 4 emra, ku Aleanca për Ndryshim i ka dhënë emrin e Dashamir Shehit.
Nga ana tjetër, Mesila Doda ka deklaruar se do të konsultohet edhe një herë me grupin e saj për të dërguar një emër, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt do të dakordësohet për 2 emra megjithëse deputetët janë më të përçarë se kurrë.