“Me vajzën sillet mirë, djalin e urren”, zbardhet dëshmia e gruas që mbahej “peng” nga 35-vjeçari – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me vajzën sillet mirë, djalin e urren”, zbardhet dëshmia e gruas që mbahej “peng” nga 35-vjeçari –

14:56 | 28/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Të paktën viti i fundit për familjen Zhaboli, sidomos për gruan dhe dy fëmijët, ka qenë një tmerr i vërtetë. Jetnori, 35-vjeçari që u arrestua në Tiranë dy ditë më parë kontrollonte edhe lëvizjen më të vogël të tyre dhe i mbante mbyllur në shtëpi. Klan News ka siguruar dosjen në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Rasti është zbuluar pasi policia ka marrë njoftim për një konflikt në banesë në zonën e Selitës. Policia ka shkuar menjëherë dhe kanë marrë kontakt me mamanë e Jetnorit. Kjo e fundit ka shpjeguar se brenda shtëpisë ka qenë nusja e Jetnor Zhabolit dhe vajza e tyre e mitur, 9 vjeçare. Pasi janë liruar, ato janë paraqitur vetë në komisariat për të dhënë deklaratë mbi këtë ngjarje.

Në prezencë të një psikologu, gruaja e 35-vjeçarit ka deklaruar se jeton si në burg prej një viti e gjysmë. Për më tepër ajo është dhunuar dhe nuk ka kallëzuar për shkak se e do burrin e saj.

“Ka një vit e gjysëm që jeton në banesë me kamera, pa dritë, nuk del vetëm, nuk ka telefon dhe e mban të izoluar në banesë”, thuhet në deklaratën e saj.

Më 25 Janar rreth orës 08:30, Jetnori ka dalë dhe ka mbyllur me çelës nusen, mamanë dhe vajzën e mitur. Me vete ka marrë vetëm djalin e vogël, vetëm 3 vjeç, për ta çuar në kopësht.

Gruaja e 35-vjeçarit ka treguar se bashkëshorti e bën gjithmonë këtë gjë nëse nuk është me të, duke mos e lejuar të ketë komunikim me botën jashtë. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk di gjë as për familjen e saj pasi ai ia ka ndërprerë komunikimet. Ai i ka marrë edhe çdo mjet identifikimi.

Gruaja tregon se dy ditë para se të arrestohej tek shtëpia e vjehrrit partneri e ka goditur me shkelm në shpatull pasi e akuzon se flet me muret. Gjatë dhunës kanë qenë prezentë edhe fëmijët.

“Nuk merr asnjë medikament pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë, ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron, e shikon si të racës së saj, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim”, thuhet në dosje.

Në banesë, Zhaboli ka vendosur kamera të lëvizshme, bllokues valësh dhe alarm.

Për gjendjen e rëndë të djalit ka folur edhe mamaja e të arrestuarit. Ajo është shprehur para policëve se Jetnori me gruan njihen prej 15 vitesh dhe se është shumë e kënaqur nga nusja, por prej 1 viti djali ka pasur probleme shqetësuese emocionale dhe mendore.

“Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kanë bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë ndonjë gjë”, është shprehur ajo.

Nëna thotë se e ka kontrolluar vetë banesën bashkë me bashkëshortin, por nuk ka zhurma dhe të gjitha janë sajesa të djalit të saj.

“Thotë se dëgjon zhurma nga muret sikur dëgjon zhurma nga muret gjë që nuk është e vërtetë. Fik dritat e lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa drita”, tregon mamaja.

E ëma thotë se për shkak të sëmundjes, ai është bërë shumë xheloz për gruan, pavarësisht se sipas saj, ajo është shembullore.

“Ka kamera sigurie të vendosura nga Jetnori, nuk i ka numëruar, por ka shumë kamera në brendësi ka, dera ka shumë brava. Unë kam frikë se Jetnori i ka marrë çelësat vetë. Vetëm ai i ka çelësat e shtëpisë, dhe mund të ndodhi që mund të bie ndonjë zjarr më ngelin nipërit brenda. Jetnori ka vënë shumë brava në derë se ashtu ja thotë sëmundja që ka dhe çelësat i ka vetëm ai. Nusja ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon, jo më të dali, nuk e le Jetnori të dali, e bën çdo lëvizje të kontrolluar”, thotë ajo.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “Arrest në burg” deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë./tvklan.al

Read more

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

Të Lidhura

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

nga 27
11:39 | 09/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në foltoren e parlamentit, ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer...

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

nga 27
11:35 | 09/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në një “tualet me gropë septike”, ku...

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

nga 27
10:53 | 09/04/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar te PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi maxhorancën se e ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit teksa...

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

nga 27
10:35 | 09/04/2026
0

Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një “varr masiv qensh: në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë...

Para
Zhegrova standard/ Lille me 10 lojtarë, i merr pikë Montpellier-it –

Zhegrova standard/ Lille me 10 lojtarë, i merr pikë Montpellier-it -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

11:39 | 09/04/2026
Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

11:35 | 09/04/2026
Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

10:53 | 09/04/2026
Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

10:35 | 09/04/2026
Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime –

10:21 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –
  • Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –
  • Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –
  • Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –
  • Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime –
  • E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –
  • Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com