“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

17:17 | 22/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –

Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja –

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

Policia Rrugore e Tiranës ka shpërndarë një njoftim për mediat, duke u krekosur se vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4 744 qytetarë që përdorin automjetet.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, që në hyrje thuhet se me rastin e festave të fundvitit janë shtuar kontrollet, duke e bërë të qartë se gjobat e verdha në xhamin e makinës janë “dhurata” festive nga policia.

Ndërkohë, teksa policia duket e zënë me plotësimin e gjobave, ka harruar faktin se qytetarët shpesh janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik, në një kryeqytet ku kaoset e qarkullimit janë të përditshme dhe jo sezonale.

Policia flet me shifra për gjobat e vendosura në emër të parandalimit të aksidenteve, por shifrat e aksidenteve mbeten të larta. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm gjatë vitit 2025 janë raportuar:

Janar 2025: 125 aksidente rrugore

Maj 2025: 116 aksidente

Qershor 2025: 107 aksidente

Korrik 2025: 131 aksidente

Gusht 2025: 159 aksidente

Shtator 2025: 102 aksidente

Tetor 2025: 116 aksidente

Pra, aksidentet ndodhin gjatë gjithë vitit, jo vetëm në prag festash, çka tregon se policia, në vend që të kufizohet te “aksionet” me breshëri gjobash në fundvit, duhet të kuptojë se siguria rrugore nuk parandalohet me fletë-gjobë sezonale.

Njoftimi i policisë

Gjatë javës që kaloi dhe gjatë kësaj fundjave, shërbimet e Policisë Rrugore, me rastin e afrimit të festave të fundvitit dhe shtimit të fluksit të lëvizjes, kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset dhe pikat lidhëse të kryeqytetit, me objektivat madhorë, parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i pranisë shtesë dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, janë konstatuar shkelje rrugore të rrezikshme, për të cilat janë vënë masat administrative si më poshtë:

Qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara – 1838 masa;

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 1207 masa;

Mosvendosje e rripit të sigurimit – 722 masa;

Mosvendosje e kaskës mbrojtëse – 653 masa;

Mosrespektim i radhës së qarkullimit – 250 masa;

Parakalim i gabuar – 74 masa.

Më tej, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:
janë arrestuar/proceduar penalisht 32 shtetas;
janë bllokuar 53 automjete.

Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si një kontribut i përbashkët dhe tejet i rëndësishëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe për mbrojtjen e jetës.

Të Lidhura

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –

nga 27
23:28 | 27/01/2026
0

Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik në...

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –

nga 27
23:08 | 27/01/2026
0

Këtë të martë Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë që u mori jetën 7 tifozëve të skuadrës greke...

Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja –

Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja –

nga 27
22:26 | 27/01/2026
0

Forca të shumta policie kanë qënë të pranishme mbrëmjen e sotme në afërsi të qëndrës së qytetit të Fierit. Një...

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

nga 27
22:06 | 27/01/2026
0

Kanë nisur në Kuvend diskutimet për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal...

Para
10 milionë euro për çokollata e biskota –

10 milionë euro për çokollata e biskota -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –

23:28 | 27/01/2026
Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –

23:08 | 27/01/2026
Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja –

Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja –

22:26 | 27/01/2026
Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

22:06 | 27/01/2026
mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK –

mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK –

20:50 | 27/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –
  • Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –
  • Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja –
  • Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!
  • mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK –
  • Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –
  • Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com