Media Gjermane ZDF i ka kushtuar një artikull situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Përmes artikullit të saj, ZDF nxjerr në pah problemet me të cilat përballet vendi ynë dhe shqiptarët.
Prestigjozja gjermane shton se Shqipëria është një vend ku lulëzojnë krimi i organizuar dhe trafiku i drogës, por edhe dhuna e trafiku i armëve.
Artikulli i plotë:
Kanabis. Kokainë. Me tonelata.
Biznesi i klaneve shqiptare.
Pleksja e politikës me kartelet e drogës është kaq e ngushtë, saqë në rastin e Shqipërisë, duhet folur për një narko-shtet.
Të organizuar fuqishëm, kriminelët me prejardhje shqiptare pushtojnë tregun e drogës.
Ne e dimë se kolegeve dhe kolegëve, për ta thënë disi troç, u bie plaçka para këmbëve. E kam fjalën, nga njëra anë droga dhe nga ana tjetër paratë.
Tradhtarët i kërcënon hakmarrja edhe në Gjermani. Ky sistem vlerash tregon me shumë saktësi se si duhet të sillesh.
Sot ka një fjalë të bukur: Sapuni i shqiptarit është baruti.
Trafik droge. Kontrabandë armësh. Vjedhje. Mafia shqiptare sfidon policinë dhe shtetin. Një kundërshtar i rrezikshëm.
Bandat shqiptare hynë në tregun gjerman të drogës që në vitet 1990 me kanabisin. Më pas vjen edhe kokaina dhe siguron në miliarda fitime të paligjshme nga droganë Gjermani.
Pra, ne shohim një domethënie në rritje të këtyre grupeve shqiptare. Këto grupe përfitojnë që kultivimi i kanabisit funksionon mirë në Shqipëri për shkak të kushteve klimatike. Prej andej, produktet e kanabisit kontrabandohen në Evropën Perëndimore nga këto grupe. Po ato janë po aq aktive në kontrabandën ndërkombëtare të heroinës e të kokainës, duke prekur edhe Evropën Perëndimore dhe Gjermaninë.
Porta kryesore e inkursionit: portet detare gjermane.
Hamburg, shkurt 2021.
Hetuesit doganorë kanë siguruar 16 tonë kokainë të pastër. Vlera e tregut, miliarda euro.
Ne kemi një vërshim kokaine në Evropë dhe për rrjedhojë edhe në Gjermani. Ne, në fakt, kemi sasi të mëdha kokaine këtu, që janë në treg, që hidhen në treg.
Kokaina. Çmimi për gram, 60 euro. Gjithmonë e disponueshme.
Jonas Breng-Gazetar investigues thotë:
Çmenduria është se kapen shuma gjithnjë e më të mëdha. Sasi të mëdha në tonë konfiskohen nga doganat. E megjithatë, çmimet nuk rriten, çka tregon se trysnia e furnizimit është jashtëzakonisht e lartë dhe se klanet nuk kanë asnjë problem për të organizuar furnizimin.
Në Berlin, përdorimi i drogës, në pesë vitet e fundit, është dyfishuar. Gjysmë milioni berlinezë përdorin kanabis. Rreth 200.000, kokainë.
Brelin, Veding-21.06.2021
Një mbrëmje qershori, 2021
Pa paralajmërim, shumë njerëz të armatosur hapin zjarr mbi të pranishmit para një shisha-bari. Plagosin disa me rrezik për jetën. Në mes të Vedingut. Lufta për pushtet e klaneve shqiptare të drogës.
Andreas Ulrich-gazetar
Është edhe shprehja e bukur, se sapuni i shqiptarit është baruti. Bëhet gjithmonë dallimi mes faqenxirëve dhe faqebardhëve. Ata që kanë humbur nderin, e kanë faqen e zezë dhe mund ta bëjnë sërish të bardhë, për shembull, duke e vrarë atë që i ka lënduar ose duke u shlyer prej tij me një shumë të lartë pagese.
Veding, Mylershtrase. Një bar shqiptar në një kryqëzim qendror. Hetuesit berlinezë e lokalizojnë bastisjen në mjedisin shqiptar të drogës.
SebastianFiedler-Bashkimi i Punonjësve të Policisë Gjermane
Sa herë që ka konflikte në këto tregje, që mund të jenë të natyravetë ndryshme, ato bëhen shpesh gjithnjë e më të dhunshme. Pra, shkojnë e qëllojnë ndokënd në kofshë, për të bërë të qartë se kush është i pari i vendit këtu. Dhe kjo duhet të na shqetësojë.
Rrugës në hinterlandin shqiptar
Luginat e vargmalit të Prokletijes janë strehë e sigurt për mafien e drogës, që njihet si veçanërisht brutale.
Trafikues shqiptar droge. Nga dokumentari “Mes gangsterësh – Mafia shqiptare”
Kjo është normale. Organizata të tjera të mafies në Evropë janë më të qytetëruara se ne.
Ato mendojnë ndryshe nga ne. Shqiptarët priren në përgjithësi drejt dhunës. Ata s’e kanë për gjë fare të vrasin, edhe kur nuk përfitojnë asgjë nga kjo. Nëse u paguani një çmim të arsyeshëm, ata vrasin në sekondë.
Në male, rritet kanabisi.
Bujqësia dhe blegtoria thuajse s’ia vlejnë.
Por me kanabisin, mijëra familje sigurojnë mbijetesën e tyre ekonomike.
Christiane Jaenecke -Historiane
Rëndësia e veçantë e familjes si një vend i sigurt, si një vendstrehim. Edhe sot e kësaj dite ekziston një skepticizëm i madh për gjithçka që shteti dëshiron dhe mishëron. Dhe ajo që pastaj, si të thuash, hidhet në zjarr dhe e kompenson këtë, është familja.
Andreas Ulrich-Ekspert i mafies
Klani, në Shqipëri, ka një rëndësi e domethënie më të lartë sesa shteti ligjor. Familja është, gjithashtu, mbi ligjin në tërësi. Ajo çfarë i shërben familjes, është e mirë. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Është ende një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare që mendon kështu.
Nën sundimin osman-1502
Më shumë se 400 vjet sundim osman.
Pavarësia e Shqipërisë-1912
Shqipëria, që më 1912 bëhet e pavarur.
Republikë Popullore Socialiste, -1946
Enver Hoxha shpall Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Fundi i komunizmit -1991
Pas rrëzimit të saj, Shqipëria bëhet demokraci parlamentare.
Dhe më 2014, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Më parë, regjimi stalinist i Hoxhës kishte siguruar izolim për dekada me radhë. S humë shqiptarë nuk kanë besim te shteti as sot e kësaj dite. Jeta përcaktohet nga i ashtuquajturi kanun.
Jonas Breng-Gazetar investigues
Sidomos në zonat rurale, këto ligjësi të vjetra mund të jenë ende përbërës të rëndësishëm të kulturës dhe ndonjëherë e bëjnë më të lehtë për kartelet që të ushtrojnë trysni mbi popullsinë vendëse. Fjala e individit peshon më shumë, gatishmëria për të përdorur dhunën dhe kultura e dhunës është thjesht më e lartë, pragjet e frenimit janë më të ulëta.
Christiane Jaenicke-Autore e “Albanien: Ein Länderporträt”
Këto mundësi të kufizuara për të bërë një jetë normale në Shqipëri, sigurisht,ndikojnëmë pas në largiminjashtë vendit dhe në hyrjen në strukturat kriminale, apo në angazhimin brenda vendit me kultivimin dhe transportin e drogës.
Prodhuesi numër 1 i kanabisit në Evropë. Të ardhurat mesatare, 300 euro. 5% e popullsisë, e kequshqyer.
Dhe kjo nuk vlen vetëm për të rinjtë. Ka edhe gra, nëna, që thjesht nuk shohin asnjë mënyrë tjetër për të mbështetur familjet e tyre në vend, përveçse me kultivimin e drogës.
Bazel. Trekëndëshi kufitar në Rinin e Epërm konsiderohet qendra e tregtisë së organizuar shqiptare të drogës. Kufiri i gjelbër midis Lorrahut dhe Bazelit u ofron klaneve të drogës liri të shkëlqyer të lëvizjes dhe frenon hetuesit kombëtarë.
KlausKlotz-Kryekomisar për Çështjet e Krimit, Lorrah
Këtu kemi Rinin, që ndan Gjermaninë në anën e djathtë dhe Francën në anën e majtë. Kështu që është shumë e lehtë të ndërrosh kufi. Ne kemi kufij të hapur, që do të thotë se normalisht, këtu nuk ka kontrolle. Këtë urë për këmbësorë këtu, e kemi pa ndonjë kontroll kufitar.
Rajoni rreth Bazelit është një nga më të begatët në Evropë, me një infrastrukturë transporti efikase, përshkuar nga linja rrugore e hekurudhore dhe me një aeroport ndërkombëtar. Në Zvicrën fqinje gjermanishtfolëse jetojnë më shumë se 200.000 qytetarë me prejardhje shqiptare. Kontrolletkufitare, këtu janë vetëm të rastësishme.
Ata e dinë saktësisht se ku janë këto pika kufitare, që nuk janë të zëna natën, apo qëndonjëherë vetëm kalon vetëm ndonjë barkë në mbrëmje. Ato thjesht përdoren në punët e përditshme. Por unë jam i befasuar që pavarësisht nga gjithçka, përdoren edhe pikë-kalimete mëdha, ku gjithnjë e më shumë ndodhin ndalime. Kolegët e doganës aty janë jashtëzakonisht të shkathët.
Drogat me vlerë milionëshe trafikohen përmes trekëndëshit kufitar si mallra transit. Vlerësohet se vetëm 10%u bien më pas hetuesve doganorë në rrjetë. Kontrabandistët që e njohin vendin, përdorin rrugë të kujdesshme.
Ka edhe disa pika kufitare përgjatë Rinit që mund të kalohen vetëm në këmbë ose me biçikletë, kështu që përdoret edhe ura këmbësore. Pikërisht si në mënyrën e vjetër, pasi nuk ka fare kontroll. Edhe në Francë gjithsesi nuk ka. Dhe kjo është arsyeja përse synohet të përdoret kjo, natyrisht, për të transferuar fonde ose lëndë narkotike nga një vend tjetër, sipas rrethanave.
Bazel, Fridlingen.
Klanet shqiptare reagojnë ndaj bastisjeve të policisë me ndryshime të përhershme të rrugëve dhe të personelit, në të ashtuquajturin nivel i vrapuesve, niveli më i ulët i hierarkisë.
Klaus Klotz-Kryekomisar për Çështjet e Krimit, Lorrah
Ne kemi rrugën ujore, kemi transportin bujqësor, kemi aeroportin në derë të shtëpisë, kemi hotele të lira, për nga aspekti logjistik, kemi akomodim francez, me një ligj krejtësisht të ndryshëm regjistrimi prej atij që kemi këtu në Gjermani. Për shkak se thjesht nuk bëhen regjistrime, është shumë e vështirë për policinë.
Lorrahnëder kufirin zviceran.
Në luftën kundër trafikantëve të mëdhenj shqiptar, Prokuroria e Frajburgit ka shpesh vështirësi.
UolframTriller-Prokuroria e Frajburgut
Një shkelës ligji mund të lëvizë me lehtësi nga Zvicra në Gjermani, nga Gjermania në Francë dhe nga Franca përsëri në Zvicër, çka natyrisht nuk është e mundur për autoritetet e drejtësisë dhe për policinë. Prandaj policia ose prokuroritë, nëse duan të hetojnë në vendin tjetër, duhet të kërkojë ndihmën përkatëse juridike, që është shumë e formalizuar dhe zgjat shumë, çka edhe shkelësit e ligjit e dinë fare mirë.
Ndjekja penalenë shtetin kombëtar dhe kufijtë e saj.
Kemi pasur një rast, në të cilin, përmes përgjimesh, kemi dëgjuar si diskutohet, si zhvillohet një biznes i madh narkotikësh, që zhvendoset për një afat të shkurtër në Zvicër ose në Francë, pasi autoriteteve hetuese u duhet, më pas, të sigurojnë ndihmë ligjore. Kjo është ajo që diskutohet vërtet, fjalë për fjalë, në këto biseda mes anëtarëve individualë të grupit.
Gjurma e mafies shqiptare është shpesh e padukshme.
Kufizimi i rreptë prej gjuhës, lidhjeve familjare dhe kodit të nderit, e bëjnë të vështirë çdo përpjekje për infiltrim edhe për Agjencinë Federale për Krimin.
Markus Kohts-Agjencia Federale për Krimin
Është më se e vërtetë se ka një izolim të skajshëm. Ata flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtën prejardhje që i lidh. Ekziston një sistem i veçantë vlerash brenda këtij grupi. Ky sistem vlerash tregon mjaft saktë se si tregohet besnikëri, si veprohet brenda grupit. Njëkohësisht, ky sistem vlerash tregon se çfarë ndodh nëse mungon besnikëria. Ka mekanizma ekstreme ndëshkimore.
Gazetari i revistës “Stern”, Jonas Breng, udhëton shpesh në Shqipëri me fotografin e tij. Atje takon ai krerë klanesh dhe vrasës me pagesë. Vështrime në shoqëritë e mbyllura.
Jonas Breng Gazetar investigues
Ata përdorin struktura shumë të qëndrueshme familjare, ndaj dhe janë, pikësëpari, jashtëzakonisht të qëndrueshëm. Në bazë, d.m.th., mes vrapuesve dhe menaxherëve që më pas punojnë në terren, ka shumë, shumë pak njerëz që hapin gojënapo që mund të infiltrohen, sepse i kanë familjet në vendin e tyre, në Shqipëri, ku furnizohen mirë nga krerët e karteleve dhe përdoren, si të thuash, si peng pazaresh kundër këtyre njerëzve të terrenit, që veprojnë këtu në Gjermani ose në vende të tjera të Evropës.
Përvoja tregon se hetuesit vështirë se mund të shpresojnë në bashkëpunimin e anëtarëve të mafies së drogës.
Uolfram Triller, -Prokuroria e Frajburgut
Ne kemi shumë pak raste në këtë fushë, që një kriminel të jetë i gatshëm të dëshmojë si dëshmitar kyç. Pjesa më e madhe e asaj që mund të pritet, është që ai të pranojë rolin e tij në krim, por pa dhënë asnjë tregues të bashkëpunëtorëve dhe kjo do të ishte ajo që përbën vërtet interes.
Fiseluhvede në Lyneburger Hajde
46-vjeçari Kujtim P. po shkon në këmbë të marrë djalin e tij nga shkolla fillore e qytetit, kur atij i afrohet një motor i zi me targa të Hanoverit. Me sa duket, dy shqiptarë në një Kaëasaki të zi. Ata e qëllojnë Kujtim P. në rrugë. Pas dymbëdhjetë të shtënash, autorët ikin pa u zbuluar. Kujtim P. u dorëzohet plagëve të marra tri ditë më vonë. Motivi i mundshëm: gjakmarrje në mjedisin e drogës dhe të rojave.
Frizlandi. Në shkimin e parë, idil pushimesh pas digës së Detit të Veriut. Por shumë çka ka ndryshuar mes Jeverit dhe Vilhelmshafenit në tri vitet e fundit. Nga frika e klaneve shqiptare që banojnë aty, viktimat e vjedhjeve flasin me ne vetëm në mënyrë anonime.
Viktimë vjedhjeje
Kur ne patëm ardhur këtu, të gjitha dyert rrinin gjithmonë të hapura. Natyrisht, edhe kjo ka ndryshuar, pasi këtu kanë ardhur gjithnjë e më shumë njerëz, pavarësisht kombësisësë tyre. Po më pas pati vjedhje, pastaj patibatakçillëqe të vogla, mashtrime. Kjo bëri që edhe dyert e çelikta, më pas, të mbylleshin.
Një klan familjar shqiptar, i veçuar prej banorëve të fshatit, vendoset këtu. Në të njëjtën kohë, fillojnë vjedhjet.
Duke lejuar që gjërat të ndodhin, qoftë edhe shkeljet më të vogla, u lehtësohet jashtëzakonisht puna bandave, shqiptarëve, po edhe bandave të tjera, pasi thjesht po lejohet që të ndodhin shumë gjëra.
Në vitin 2019, fillon një radhë vjedhjesh. Synimi janë armë gjahu, të holla, bizhuteri të familjes. Frika prej fqinjëve të rinj shtohet.
E shoh se besoj që ai mund të jetë pjesë, se po mendoj si të dal, çfarë të bëj, të pres një çast në makinë, apo ndoshta mund ta lë për më vonë? Po, kështu është.
Krimi i organizuar shqiptar. Kjo është shpesh më shumë sesa thjesht trafik droge.
Markus Kohts-Agjencia Federale për Krimin
Ajo që dimë është se grupet shqiptare nuk janë aktive vetëm në trafikun e drogës. Ata janë aktivë edhe në tregtinë e armëve, në pastrimin e parave, në krimin ndaj pronës, si dhe në mjedisin e dritave të kuqe. Bëhet fjalë për prostitucion dhe kërcënim për paratë e patronazhit.
Hamburg, Reeperban.
Banda Hell’sAngels dhe shqiptarët e Kosovës kontrollojnë këtu biznesin e dritave të kuqe. Prona të paluajtshme qendrore këtu, gjithsesi, u përkasin pronarëve shqiptarë. Rrëmbim pushteti. Ndërkohë, pa zhurmë.
Andreas Ulrich-Ekspert i mafies
Kemi pasur një fazë edhe këtu në Hamburg, kur kriminelët shqiptarë u shfaqën fillimisht në fushën e vjedhjeve me thyerje dhe më vonë në mjedisin e dritave të kuqe. Pati një sërë goditjesh me thika, edhe vdekje, por të paktën kjo, është qetësuar këtu.
Ndryshe nga 20 vjet më parë, mafies shqiptare i pëlqen të veprojë e matur, pa rënë në sy.
Vdekjet dhe lëndimet janë gjithmonë të këqija për ataqë merren me këto punë, sepse kur policia heton, krijon turbullira. Atyre iudesh ta mësonin edhe këtë. E mësuan.Janë shumë të zgjuar. Në këtë drejtim, për sa i përket kësaj ane, të paktën në Hamburg, ka qetësi. Edhe ish-pjesëtarët e familjeve të lidhura me krimin e organizuar shqiptar, tani jetojnë këtu pa rënë në sy, mes nesh, dhe shijojnë mirëqenien e pasurinë e tyre.
Frankfurt, lagjja e stacionit të trenit.
Pasojat e vërshimit aktual të drogës janë të dukshme këtu. Me çmimet nën kosto për drogën vdekjeprurësekrak, shpërndarësit furnizojnë përdoruesit në minimumin jetik. Ndërsa me kokainë të pastër, ata që fitojnë shumë.
Pra, për një qytet si Frankfurti, kemi shumë më tepër në qarkullim rreth nga sa shohim, në të vërtetë, këtu. Heshtet si varri. Skena apo klubet, njerëzit që festojnë aty, janë mes tyre. Asgjë nga këto nuk depërton në publik. Megjithatë, kjo është një problem dhe mund të ndryshojë shumë shpejt teksa, do të thosha, pjesëmarrësi në festë mund të gjendet papritmas i shtrirë në stolin e parkut këtu.
Skena më e madhe e heroinës në Evropë. Frankfurti në fund të viteve 1980. Në stacionin Taunusanlage jetonin prej vitesh të tëra më shumë se 1.000 përdorues, gjersa bashkia, policia, drejtësia dhe zyra e ndihmës kundër drogës morën vendim për Rrugën e Frankfurtit. Konsum i kontrolluar, 200.000 herë në vit, në dhomatëpërdorimit të mbikëqyrur. Sot, Frankfurtiparaqet rënien më të fortë të vdekjeve të lidhura me drogën në metropolet gjermane, pavarësisht skenëssë hapur dhe trysnisë në rritje të furnizimit në lagjen e stacionit.
Sebastian Fiedler-Bashkimi i Punonjësve të Policisë Gjermane
Çdo pasagjer i trenit që zbret në Frankfurt, sigurisht që e njeh zonën përreth stacionit kryesor. Pra, kemi një skenë pak a shumë të hapur droge. Rruga e Frankfurtit është karakteristike për këtë. Kjo është, si të thuash, rrafshi i konsumatorit. Këto janë çështjet që, siç mund t’i shohë edhe popullata, qëndrojnë në bazë të strukturave të krimit të organizuar. Dhe mafia shqiptare, në të vërtetë, është mbizotëruese atje.
Rrugës me një zyrtar ndërlidhjeje të policisë.
Lars Küther, Komisar për krimet.
Në rregull, vazhdo të flesh.
Kemi regjistruar 200,000 të varur nga kraku këtu në qytet. Pra, kraku është një drogë që kryesisht tymoset, që kalon mjaft shpejt përmes barrierës së glutenit, ushtron një ekstazë mjaft të shkurtër intensive dhe më pas, nevoja ndihet sërish. Sipas statistikës, të varurve nga kraku nevojitet droga çdo gjysmë ore, ndërsa atyre nga heroina çdo orë. Sigurisht, ata nuk kanë të holla për ta përballuarkëtë.
Küther-i sheh viktima të krakut e të heroinës të vdesin. Viktima të një sistemi të sofistikuar.
Me 200,000 të varur nga kraku, kemi një xhiro mujore të krakut në Frankfurt prej gati 4 milionë eurosh. Këtë nuk e bën djali i vogël në rrugë, që shet mallin.
Krak në rrugë, kokainë në klube dhe zyra. Për mafien shqiptare, vetëm tregu i drogës së Frankfurtit sjell qindra miliona euro në vit.
Jonas Breng-Gazetar investigues
Është e habitshme që shqiptarët kanë fituar pushtet të jashtëzakonshëmnë Frankfurtdhe kjo ka ndodhur relativisht në heshtje. Kjo mund të vihet re në kompanitë e sigurisë. Ata janë të pranishëm në pika bastesh, kanë disa lokale, janë bërë nga lojtarët më të mëdhenj në Frankfurt, por pa përdorur ndonjë dhunë të madhe, çka nënkupton se janë aq të fortë, saqë pothuajse nuk u duhet të përdorin forcën për të organizuar pjesë më të mëdha të tortës.
Në epiqendrën e Frankfurtit, shpërndarësit veprojnë në skuadër treshe. Me pengesa. Dënimet janë të rralla.
Lars Küthe-Zyrtar për krimet
Dihet prej arsyes së shëndoshë, ata të tre e kanë bërë së bashku. Por ata kanë edhe avokatë të mirë. Avokatëtë konfliktit, të cilët, do të thosha, mund të paralizojnë një ditë në gjykatë, ku po ashtu, gjithçka është e sinkronizuar.
Punonjësi social Tom Holz në lagjen e stacionit. Verë, 2013.
Kur Holz i afrohet një grindjeje para një bari shqiptar, atë e zë një e shtënë revolveri në shpinë. Holz mbijeton dhe, si një prej mbështetësve të Rrugës së Frankfurtit, qëndron kundër vërshimit të drogës, me të cilën bandat e mafies furnizojnë, para së gjithash, përdoruesit e skenës së hapur.
Jonas Breng-Gazetar investigues
Pra, ajo që flet, pa dyshim, proRrugëssë Frankfurtit, është se njerëzit që vuajnë nga droga, pasi e konsumojnë atë dhe nuk mund ta kontrollojnë më veten, ndihmohen; se ka pika kontakti dhe se këta njerëz nuk zhduken nën tokë. Po sigurisht që është pak absurde,teksa ecni nëpër lagjen e stacionit të Frankfurtit dhe shihni rrokaqiejt e mëdhenj të bankave në sfond, ndërsa para jush përpëlitet një narkoman për pakëz krak.
Epërsinë në rritje të trafikuesve e dokumenton edhe raporti vjetor i Agjencisë Federale për Krimin.
Për vitin 2020, agjencia numëron 13% më shumë të vdekur nga droga sesa një vit më herët. Ajo që bie, gjithashtu, në sy, është lulëzimii biznesit të kokainës: pothuajse 10% rritje.
Amerika e Jugut. Këtu rriten gjethet e kokës, lëndë e parë për një biznes të paligjshëmmiliardadollarësh. Kontrabandistët shqiptarë të drogës janë rritur. Nga partner i vogël evropian i mafies italiane,në importues të drejtpërdrejtë të kokainës.
Markus Kohts-Zëdhënës i AFK, “Krimi i organizuar”
Ne shohim se grupet shqiptare kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kartelet e drogës në Kolumbi e Ekuador, për shembull, dhe janë shumë të prira të mbulojnë gjithë zinxhirin e vlerës së transportit. Do të thotë që ata kujdesen për transportin e drogës në Amerikën e Jugut, në portet atje, pastaj për transportin e mëtejshëm në Evropë dhe këtu, si dhe për shpërndarjen e mëtejshme.
Porti i Antverpenit. Qendër kyçe për mafien shqiptare. Kokaina vjen edhe në Evropë nëpërmjet Hamburgut. Me dërgesa individuale me vlerë shitjeje më shumë se një miliard euro.
Sigurisht që ata kanë kontaktet e tyre kudo, bashkëpunëtorët që mund të ndikojnë, të cilët janë pjesë e grupit dhe kjo sigurisht që ua bën më të lehtë atyre trajtimin e transportit ndërkombëtar të drogës.
Hetimet për krimin e organizuar janë të lodhshme dhe i sjellin politikës veçse pak tituj sensacionalë.
Sebastian Fiedler-Ekspert i brendshëm i SPD, deputet
Po nëse duam t’i marrim seriozisht grupimet, atëherë, së pari, duhet të jemi të qartë se me kë kemi të bëjmë dhe në çfarë përmasash. Detyra për autoritetet e sigurisë, në fakt, duhet të jetë: “Ju lutemi, shkatërroni korporatat kriminale globale”, sepse po flasim për xhiro në miliarda dhe, si të thuash, kjoepiqendër shqiptare është një prej tyre.
Mafia në Rinin e Epërm përfiton, gjithashtu, nga mungesa e personelit në forcat policore të Baden-Vyrtembergut.Për sa i përket numrit të banorëve dhe gjatësisë së kufirit, shteti federal është aktualisht në vendin e fundit në Gjermani.
Kalimi kufitar Fridlingen. Një fokus i kontrabandës lokale të drogës.
Herë pas here, në rrjetën e hetuesve doganorë bien korrierë shqiptarë, të ashtuquajtur vrapues.
Klaus Klotz-Kryekomisar për Çështjet e Krimit, Lorrah
Shqiptari në nivelin më të ulët, bëhet vrapues në fushën e narkotikëve. Ai vjen nga një prejardhje shumë e varfër në vendlindjen e tij dhe dërgohet jashtë shtetit për t’u kujdesur për familjen.
Bilanci i SEK më 1 dhjetor 2015.
20 automatikë dhe armë të gjata të sekuestruara. Dy arrestime.
Nëse ai arrestohet, nuk është edhe aq dramatike për të, sepse kushtet këtu, në drejtësi dhe në burg, janë relativisht të lehta në krahasim me Shqipërinë. Ai ka sigurinë që do të marrë avokatët më të mirë. Kemi vënë re në gjithmonë se disa avokatë me të vërtetë të famshëm kanë marrë pjesërisht përsipër mbrojtjen.
Prokuroria e ka shpesh të vështirë të klasifikuar provat penale në krimin e organizuar. Niveli më i ulët i mafies ia hedhshpesh me dënime mjaft të buta.
UolframTriller-Prokuroria e Frajburgut
Gjendja ndryshon nëse vërtet kemi sukses të përparojmë në nivelin e mesëm ose të lartë të hierarkisë. Natyrisht, aty lëvizim në kategori vlerësimesh krejt të ndryshme. Edhe gjykata mund tashohhoëse nuk kemi të bëjmë me peshk të vogël që bën punë dytësore, por është fjala për atë që përfiton në të vërtetë. Dhe pastaj, sigurisht, ka dënime me burg krejtësisht të ndryshme.
Bandat shqiptare të drogës njihen si mjeshtër të përshtatjes. Ato pushtojnë pjesë gjithnjë e më të mëdha të tregut, pothuajse pa rënë në sy.
HolgerScheller-Këshilli i Lartë për Krimin, Lorrah
Në atë kohë, ne kishim edhe informacione se ata bënin vërtet udhëtime blerjeje me vetura në kufirin turko-irakian. Njerëzit ngarkoheshin vërtet plot me amfetaminë dhe ndonjëherë, me dy vetë, e përfundonin punën brenda pak ditësh. Nga brenda, mafia flet për nder apo gjakmarrje. Një jetë njerëzore nuk vlen shumë.
Armët, përfshirë armët e zjarrit, gjenden vazhdimisht në lidhje me lëndët narkotike, edhe në grupet shqiptare. Por ajo që kemi mundur të konstatojmë, është se këtu jo vetëm gjenden armët, por ka edhe gatishmëri të plotë për ta përdorur dhunën.
Në Tiranë, ku pasaportat dhe identitetet janë të lehta për t’u blerë, pjesë të politikës dhe të policisë besohet se janë të korruptuara nga mafia. Shqipëria, nën qeverinë Rama, cilësohet në media edhe Kolumbia e Evropës.
Sebastian Fiedler-Bashkimi i Punonjësve të Policisë Gjermane
Atëherë, nëse në Shqipëri, me 50 euro, mund të merren identitete të tjera, mund të merren viza, atëherë hetuesit nuk mund ta zgjidhin këtë. Ne mund të vëmë në dukje problemin, por duhet të presim që politika e jashtme gjermane ta vendosë këtë çështje në krye të rendit të ditës, në mënyrë që të mund të arrijmë disi ndonjë përparim.
Që prej viteve ‘90, miliarda të drogës së prodhuar në Gjermani rrjedhin në Shqipëri, në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut. Në drejtimin e kundërt, kanabisi dhe heroina trafikohen nga Ballkani Perëndimor, kryesisht në Gjermani.
Holger Scheller-Këshilli i Lartë për Krimin, Lorrah
Në atë kohë, ne mundëm të vëzhgonim edhe se ata vërtet i mbushnin makinat me para dhe i çonin në Shqipëri. Ata e bënin atë relativisht me lehtësi dhe blinin diçka atje. Ose thjesht përdorninnjerëz të tjerë për të blerë ndonjë shtëpi apo biznes, në mënyrë që paratë të pastrohen në përputhje me rrethanat.
Trojet dhe vilat në vendet më të mira në Tiranë dëshmojnë për suksesin e biznesit të kumbarëve shqiptarë.
Christiane Jaenecke-Historiane
Pra, është nga njëra anë grupi që paraqet me shumë krenari pasurinë që ka fituar. Kjo vërehej veçanërisht në fillimin dhe në mesin e viteve 1990, kur vila disakatëshe u ndërtuan në fshatra të largëta dhe të rinjtë qarkullonin me Mercedezë të mëdhenj.
I ashtuquajturi ari shqiptar: kanabisi
Të korrat vjetore thuhet se përbëjnë rreth një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë: 4.5 miliardë euro. Në vitin 2014, qeveria shqiptare urdhëroi bastisje në male. Një javë para se t’i jepet statusi i kandidatit në BE.
Andreas Ulrich-Ekspert i mafies
Natyrisht, gjithmonë lind pyetja shqetësuese nëse një kontrabandë e tillë, siç është mbjellja e marijuanës, është e mundur të bëhet pa pjesëmarrjen apo tolerimin e politikës.
Klement Balili, një zyrtar i lartë i administratës, me lidhje me Presidentin, ndërton një perandori droge prej miliardadollarësh. Prej vitesh, autoritetet shqiptare e kanë mbrojtur atë nga urdhër-arrestet dhe kërkesat ndërkombëtare për ekstradim. Në vitin 2019, dorëzohet në polici. Njerëzit që ka nga pas, nuk i tregon.
Christiane Jaenicke-Autore e “Albanien: Ein Länderporträt”
Ekziston korrupsioni që shihet dhe është korrupsioni i madh që luhetpas skene, që nuk shihet. Unë kam punuar e jetuar në Shqipëri për shumë vite dhe kjo ma ka përforcuar përshtypjen se korrupsioni është i kudondodhur. Gazetari Fatos Lubonja, shumë popullor në Shqipëri, ka thënë një herë se në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, mafia ka shtet.
Një shtet që kundër pushtetit dhe parave të mafies, duket se nuk ka asnjë shans.
Jonas Breng-Reporter i “Stern”
Në fakt, policët atje nuk kanë shans, sepse gjatë hulumtimit tonë takuam, për shembull, një vrasës me pagesë nga karteli që na tha se një punonjës policie këtu nuk është budalla, nuk rrezikon kot për njëpagë aq të ulët që t’i ndodhë diçka familjes së tij ose atij vetë, prandaj ai zgjedh më mirë të paguhet, bëhet pjesë e biznesit.
Aksion i policisë shqiptare në rrugën e kontrabandës në detin Adriatik mes Durrësit dhe qytetit italian të Barit. Pamje që synojnë të ilustrojnë luftën e Shqipërisë kundër mafies. Në të vërtetë, kartelet veprojnë kryesisht të papenguar, me skafet e tyre, nga porti i Durrësit. Rrugët e drogës kalojnë përmes Italisë ose Ballkanit.
Rrugët e kontrabandës së mafies shqiptare
Heroina, nga Lindja e Mesme, vjen në Gjermani në sasi të mëdha nëpërmjet Shqipërisë. Kokaina, si “Atlantic Container”, në portet e Detit e Veriut dhe në të Mesdheut italian. Mafia shqiptare shkëlqen kudo.
Klane familjare, solidariteti i të cilëve mbështetet në vlera arkaike.
Trafikues shqiptar droge-Nga dokumentari “Mes gangsterësh – Mafia shqiptare”
Hakmarrja është një mjet që përdoret kur të vrasin vëllain ose babanë. Pastaj, nëse nuk hakmerresh, nuk ke fytyrë të dalësh kurrkund. Pastaj thonë, ai është frikacak. Je i detyruar të hakmerresh. Të gjithë të nxisin të vrasësh.
Erbah, Baden-Vyrtemberg.
Në prill 2019, në Gjykatën Rajonale të Ulmit, u trajtua një rast vrasjeje. Akuza i drejtohet një 36-vjeçari gjerman me prejardhje shqiptare, që akuzohet për një krim tinëzar. Skena e krimit, në vitin 2017, janë pellgjet e peshkimit të Erbahut, pranë Danubit. Një 18-vjeçar shqiptar, i joshur në bregun e liqenit me një pretekst, vdes prej nëntë goditjesh çekiçi. Autori e zhyt kufomën e mbështjellë me fletë plastike në liqen, ku më vonë ajo do të shfaqet sërish. Motivi: Hakmarrja pas një grindjeje familjare që nis në vitin 2002, kur viktima ishte tre vjeç.
Frisland. Frika prej fqinjëve shqiptarë të fshatit, është ende e pranishme. Dy vjet pas serisë së vjedhjeve.
Viktimë vjedhjeje
Fqinja ime telefonoi në punë dhe tha se kishte lajmëruar policinë, pasi një makinë e çuditshme shqiptare ishte shumë pranë shtëpisë sonë dhe dy barakave të tjera.
Ajo që askush në fshat nuk e di, është që policia po i vëzhgon shqiptarët si shpërndarës droge dhe po i lejon vjedhjet të ndodhin, pavarësisht pajisjeve të përgjimit në makinën e autorit dhe lajmërimeve nga fqinjët.
Të pashqetësuar, disa keqbërës nxjerrin një kasafortë nga muri dhe vjedhin armë zjarri e municione nga gjuetarët dhe qitësit. Policia vjen vetëm pasi hajduti dhe kasaforta janë zhdukur prej kohësh.
Në fillim munda vetëm të shihja se dera në pjesën e pasme ishte e thyer dhe të kapja shikimete para, po nuk e kisha idenë për përmasat. E vetmja gjë që ndjeva, ishte zemërimi.
Në qarkun e Frislandit, në vitin 2019, rritet pakënaqësia për mosveprimin e dukshëm të policisë.
Ata nuk erdhën. Pasi u gjendën aty, e bënë punën e tyre pa kujdes, me kaq shumë vonesë, saqë bëhet e qartë se puna e policisë do të thotë që prej saj nuk mund të pasojë kurrë një dënim, sepse thjesht nuk sigurohen prova.
Fajësime, për të cilat do të donim të dëgjonim sqarimet e prokurorisë kompetente. Po pavarësisht përfundimit të procedurës me burgim për autorët, ne nuk marrinasnjë përgjigje. Seria e vjedhjeve ka përfunduar, por besimi ka humbur.
Unë jam rritur shumë pranë policisë. Në të vërtetë, jam ndier gjithmonë shumë i sigurt, deri në çastin kur ndodhi diçka, kur kishte shumë nevojë për policinë dhe u kërkua ndihmë, por ndihma nuk u dha. Kjo ka bërë që unë gjithmonë t’i them vetes: “Në rast nevoje, duhet të gjesh zgjidhje vetë.”
Mafiozë shqiptarë në Gjermaninë veriore
Ne pyetëm Zyrën Lokale për Krimet në Saksonisë së Poshtme, në Hanover, por askush nuk donte të komentonte as për mafien shqiptare dhe krimet e tyre atje.
Shqipëria po lufton për të ardhmen e saj. Policia shkatërron rregullisht plantacionet e kanabisit dhe filmonvetveten gjatë procesit. Imazhe që synojnë të ndihmojnë qeverinë në arenën ndërkombëtare, pavarësisht lidhjeve të tyre të dyshuara dhe ndonjëherë të provuara me bosët e karteleve.
Jonas Breng-Gazetar investigues
Po, kjo është një çështje me ndjeshmëri në Shqipëri. Nën kryeministrin Edi Rama, vërtet ka ndodhur diçka. U vu në shënjestër veçanërisht prodhimi industrial i kanabisit. Shumë fusha u shkatërruan, shumë kultivues u dëbuan. Po njerëzit prapa tyre nuk u trajtuan ashtu siç do e do puna.
Kryeministri Rama nuk do që t’i paraqesë BE-së një narkoshtet si kandidat për anëtarësim. Shqipëria dhe Gjermania kanë vite që bashkëpunojnë në luftën kundër mafies.
Markus Kohts-Agjencia Federale për Krimin
Veçanërisht me Shqipërinë jemi në një shkëmbim shumë intensiv përmes Interpolit dhe Europolit. Po ne kemi edhe oficerë ndërlidhës. Kemi një oficer të Policisë Kriminale Federale, i cili ka qenë vazhdimisht në Shqipëri që nga viti 2008, është edhe një oficer shqiptar këtu në Gjermani. Shkëmbejmë zyrtarë, pra, në formën e praktikës. Pra, nga ky këndvështrim, jemi në rrugën e duhur, por e vërteta është se ka ende shumë vend për përmirësim.
Kujt mund t’i besohet brenda policisë shqiptare, brenda drejtësisë? Cilat informacionejanëtë sigurta?
Andreas Ulrich-Gazetar
Nëse duam të ruajmë një shkëmbim në fushën e të dhënaveme rëndësi të veçantë, atëherë thjesht mund të ndodhë që papritmas personi i angazhuar të vdesë papritmas, ose të shpohen të dhënat hetimore. Dhe sigurisht, këto vende kërkojnë shpesh që gjetjet t’ubëhen të ditura. Është jashtëzakonisht e ndërlikuar, sepse nuk dihetasnjëherë se me kë është i njohur tjetri në anën tjetër.
Grupe të përkohshme të përbashkëta hetimore, të ashtuquajtura GIT, punojnë në mënyrë relativisht efikase kundër mafies. Ashtu si gjermanët, francezët dhe zviceranët në trekëndëshin kufitar disa vite më parë.
Holger Scheller-Këshilli i Lartë për Krimin, Lorrah
Ndoshta është interesante në këtë histori edhe fakti që, në të vërtetë, asnjëri nga ata që flisnim në atë kohë, nuk punojnë më në këtë fushë. Kaq shumë kolegë thjesht janë larguar, sepse vunë re që ka edhe fusha të tjera me interes profesional në polici dhe jomedoemos në këtë fushë të luftës kundër narkotikëve.
Krimi i organizuar realizon fitime me miliarda në Gjermani. Për luftën kundër tij, disponohen vetëm burime të kufizuara.
Uolfram Triller
Unë mendoj se tregu këtu është aq fitimprurës, saqë ne do të duhet të punojmë me shumë më tepër staf, në mënyrë që të jemi vërtet në gjendje tëspastrojmë këtu. Ne thjesht as që po i afrohemi kësaj.
Mungojnë edhe digjitalizimi dhe rrjetëzimi ndërkombëtar.
Klaus Klotz-Kryekomisar për Çështjet e Krimit, Lorrah
Me konceptet mbi të cilat punojmë, ne, në të vërtetë, jemi gjithmonë të dënuar të dështojmë. Nuk mund t’ia dalim, sepse thjesht jemi ndërtuar në mënyrë tepër kombëtare. Kjo do të thotë se duhet të mendojmë në mënyrë më evropiane në luftën kundër krimit.Dhe tani për tani, kjo është pothuajse e pamundur.
Klotz dhe Schellerjanë dy hetues kundër mafies shqiptare.
Kriminelët përfitojnë mbi të gjitha nga varfëria në vend. Nga një shtet që u ofron qytetarëve më pak sesa klanet me paratë e tyre të drogës.
Christiane Jaenecke -Historiane
Shteti është jashtëzakonisht i dobët dhe nuk u ofron të rinjve asnjë perspektivë. Një sondazh i fundit nga Fondacioni “Friedrich Ebert” konfirmoi se dy të tretat e të rinjve ende e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit. Për sa kohë që biznesi i paligjshëm i drogës rritet, mafia shqiptare do të bëjë gjithçka për të siguruar dhe zgjeruar zotërimet e saj. Shteti duket i pafuqishëm ndaj saj.
Sebastian Fiedler-Bashkimi i Punonjësve të Policisë Gjermane
Ne e dimë që nëse kontrolli mbetet i njëjtë, kolegëve dhe kolegeve, për ta thënë troç, do t’i bjerë plaçka para këmbëve. Dhe me këtë nënkuptoj drogën nga njëra anë dhe paratë e thata nga ana tjetër.
Vetëm në biznesin e naftës rrjedhin më shumë para se në tregtinë e drogës.
Andreas Ulrich-Ekspert i mafies
Lufta kundër drogës është, në thelb, e humbur. Nuk ka luan më asnjë rol, për shembull, nëse kapni 10, 15 ton kokainë. Çmimet nuk ndryshojnë. Thjesht ka me bollëk. Kjo është e frikshme.Dhe në fund të fundit, bëhet fjalë për shumë para, shumë para.
Një rreth vicioz. Përgjegjës janë së pari autorët dhe mbështetësit e tyre. Por edhe përdoruesit, të cilët në fillim e blejnë lehtë drogën dhe më vonë bëhen të varur prej saj. Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, shteti, i cili angazhon shumë pak burime për të luftuar mafien.
Kushdo që nuk e ka kuptuar ende se kjo, si të thuash, ka gërryer shoqërinë dhe ekonominë si një lungë kanceri, nuk ka kuptuar ende shumë gjëra. Unë këshilloj fuqimisht që krimin e organizuar ta mbajmë në rendin e ditës, si dhe në agjendën publike e politike.
Krimi i organizuar. Një kancer i shoqërisë. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave rrezikojnë demokracinë; jo vetëm në Shqipëri./Syri.net