Më ra në sy një lojtar, ja pse Silvinjo është i duhuri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më ra në sy një lojtar, ja pse Silvinjo është i duhuri –

18:01 | 19/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Klodian Duro ka analizuar skuadrën tonë Kombëtare, pas fitores ndaj Moldavisë duke e konsideruar fitoren pozitive jo vetëm nga rezultati por edhe nga paraqitja.

Në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ai foli për të ardhmen e Shqipërisë, trajnerin Silvinjo dhe transfertën në Ishujt Faroe.

“Fitorja? Kjo fitore erdhi në momentin e dhuro sepse luanim në shtëpi me një skuadër që kishte 2 pikë. Bëmë lojë të mirë në një stadium të mbushur si asnjëherë tjetër dhe këtë e quaj risi sepse në ndeshje të mëdha nuk ka nevojë për thirrje, por në ndeshje si kjo me stadium plot dhe me lojë të mirë, me 3 pikë e rezultat të pastër ishte ndeshje e mirë.

E shoh në sensin pozitiv edhe pse në pjesën e parë kishim një Moldavi në mbrojtje sepse luante me 5-3-2 që kthehej në 5-4-1. Ishim të vendosur mirë taktikisht dhe të gjithë i kishin të qarta idetë e veta. Bashkëpunimi dhe qetësia na ndihmuan edhe pse u lodhëm shumë por në të tilla ndeshje skuadrat japin 100% teksa Moldavia është mësuar të luajë kështu duke marrë pikë me Çekinë dhe Ishujt Faroe. Në pjesën e dytë me ndonjë ndryshim në goditjen e portës sepse në të parën kishim vetëm një gjuajtje. Duhej cilësia e Asanit për të shënuar.

Mendoj se futbollistët bënë atë që u kërkua dhe gjithkush u mundua ta jepte në fushë. Lojtarët nuk dolën  nga detyrat dhe në një mbrojtje e mesfushë të ngjeshur nuk lejohen hapësira. 3 sulmuesit tonë kanë veti të mira goditëse në portë por kishin vështirësi. Asani tentoi në pjesën e parë por gjithmonë kishte 2-3 mbrojtës ashtu si Uzuni,. Ai ka një ngërç të vogël ndryshe nga Granada ku shënon rregullisht. Ndoshta fanella, stadiumi i japin presion por i duhet më shumë lirshmëri. Gjithsesi kemi sulmuesa që e njohin golin dhe lojtarë që dinë të qarkullojnë topin.

Skuadër sulmuese? E pashë mirë. Është trajneri ai që vendos në varësi të stërvitjeve por edhe kundërshtarit. Në këto ndeshje ke vështirësi por u vendosëm mirë. Të shënosh në ndeshjen e dytë tregon se si je por për mendimin tim duhet të ishte më herët në Kombëtare sepse ka cilësi individuale dhe na ndihmon. Nuk shkuam te goli me aksion të rrjedhshëm por shënuam një gol të mrekullueshëm.

Ndryshimi nga Kombëtarja e Duros? Çdo kombëtare ka plejadën e vet dhe krahasimet nuk duhet të jenë. Janë lojtarët më në formë dhe veç shpirti i garës e grup[i janë gjë të cilën e pashë në këtë ndeshje. Të gjithë luftonin për të marrë topin kur humbej dhe kjo ishte një veçori.

Nga porta në sulm? Porta është zgjedhje e vështirë duke pasur dy portierë si Strakosha dhe Berisha. Ka qenë zgjedhje e vështirë sepse kushdo të luante nuk mund  të ndryshonte gjë sepse nuk u rrezikuam. Berisha na dha qetësi ndërsa mbrojtja bëri një ndeshje shumë të mirë me në krye Gjimshitin e Ismjalin. Hysaj luajti në krahun e tij natyral dhe shkonte mirë me ekipin. Më bëri përshtypje Mitaj që luan në Rusi dhe me moshën që ka e kaq i ri, luajti mirë dhe u paraqit shumë mirë. Ramadani ka vrapuar pa fund në mesfushë dhe ka mbajtur ekuilibrat. Kemi edhe lojtarë në stol si Asllani apo edhe të tjerë që kanë aftësi. Bare luan mirë me topin dhe Bajrami e tregoi me golin e dytë që na dha edhe sigurinë në rezultat. Pastaj, sulmi dihej

Uzuni? E kreu mirë punën. Vuri në alarm mbrojtjen moldave dhe për një futbollist është e vështirë të çlirohesh. Kur shënon gjen liri por të tre e kryen mirë. Cikalleshi dihet më për eksperiencën dhe qetësinë që ka.

Formacioni? Janë dy ndeshje të ngjeshura dhe mund të ketë dëmtim por mendoj se duhet që të jetë i njëjti.

Sadiku? Nuk është e lehtë të kthehesh pas 3 vitesh. Sadiku i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe ka shënuar golin e vetëm në europian. Është pozitive që ka rikthyer Sadikun por ka aktivizuar këto që ka parë në ndeshjet e para dhe mendoj se do të luajë në ndeshjen e radhës.

Euro 2016? Shpresoj të jetë ogur i mirë dhe në minutat që do të ketë me Ishujt Faroe e të shënojë.

Ishujt Faroe? Është e vështirë sepse luajmë me ekipi të vogël në emër por që di të marrë rezultate. E tregon edhe në Moldavi që u barazua, ka humbur tani në shtëpi dhe është pozitive për ne që mund të lëmë poshtë një rival direkt. Ekipi duhet të ketë qetësi dhe të mos nxitohet. Do të kemi shanset tona por do të shkojmë me qetësi te fitorja.

Situata në grup? Nëse do të ishim në kohë tjetër do të thosha që nuk e njohim ekipin por sot shihen të gjitha skuadra dhe çdokush në staf merret me analiza. Stafi i ekipit e ka analizuar ndeshjen dhe kundërshtari, çfarë stadiumi ka dhe çfarë tifozerie që janë faktorë që ndikojnë në ndeshje. Duhet të jemi më të qetë dhe të vazhdojmë këtë lojë.

Besoj se Kombëtarja është në rrugën e duhur. luajtën mirë dhe qëndruan mirë në fushë. Diferencën e bëri me Poloninë një gol i evitueshëm dhe barazimi do të ishte rezultat i drejtë. Janë këto ndeshje që të japin avantazh. Këto ndeshje të japin qetësi.

Harmonia në skuadër? Mendoj se edhe Reja që vendoset në krye të skuadrës beson dhe jep më të mirën e ai i pari kërkon harmoni dhe ajo çon në rezultate pozitive. Ka diçka evidente dhe mendoj se mosha e re e Silvinjos dhe Zabaletës është më afër me lojtarët dhe kanë biseda më të lira. Janë më afër mendjes dhe mendoj se Reja bëri maksimumin. Kishte shumë eksperiencë.

Legjendat në stadium? Unë mendoj se të gjithë futbollistët e aktivizuar dhe emrat që quhen legjenda që kanë lënë gjurmë besoj se gjithmonë ata apo ne kemi dashur të jemi pranë kombëtares. Kemi dhënë mbështetje sado të vogël për të qenë urë lidhëse me brezat e rinj sepse kjo është rruga e duhur. për krahasim do të veçoja që të gjithëve na pëlqen të kapim majën. Do të thosha se më e lehta është që kemi shembullin e Kroacisë, shtet i vogël ballkanik. Të gjitha ndeshjet janë plot me entuziazëm dhe me ndjenjë. Në staf ka legjenda.

Parashikim për ndeshjen? Nuk jam aq mirë në parashikime por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk kemi bërë asgjë. Ndeshja me Moldavinë mbaroi dhe duhet të kemi vazhdimësi. Jam i sigurt që do të shënojmë dhe do të marrim fitore”, tha Duro.

Read more

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

Të Lidhura

nga 27
22:28 | 31/12/2025
0

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë,...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

nga 27
21:22 | 31/12/2025
0

Cape Verde, është një komb i vogël ishullor i cili, ka shkruar historinë kjo pasi u kualifikua për herë të...

Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

nga 27
20:12 | 31/12/2025
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026. Meta shkruan...

Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

nga 27
19:38 | 31/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë...

Para
Kërcënoi gruan, arrestohet futbollisti i Premier League –

Kërcënoi gruan, arrestohet futbollisti i Premier League -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –

22:28 | 31/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

21:22 | 31/12/2025
Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

20:12 | 31/12/2025
Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

19:38 | 31/12/2025
Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –

19:08 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –
  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –
  • Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –
  • Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –
  • Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –
  • Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –
  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com