Zv.ambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses-One dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë festuar sot 45-vjetorin e lindjes.
Si për rastësi, Moses dhe Kryemadhi e kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, më 9 prill 1974.
Pas takimit të zhvilluar në selinë e Lëvizjes Socialistes për Integrim, Moses është surprizuar me një tufë lule, të cilën ja ka dhuruar Kryemadhi me rastin e ditëlindjes.