Një plagosje me armë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku një i moshuar u qëllua me armë zjarri. 75-vjeçari, Lulash Qepuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, ka qenë djali i tij i cili ka telefonuar policinë duke u thënë se i kanë vrarë babain.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshat, dyshohet se shkak të ketë qenë një sherr banal. I moshuari është qëlluar 4 herë me shotgan.
Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli.Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi në plazhin e Velipojës ndodhi një plagosje. Bëhet fjalë për plagosjen e 48-vjeçarin të identifikuar si Pjerin Brushtulli.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








