Me foton e Enver Hoxhës! Drejtori rilindas i Bashkisë Gjirokastër: Komandantin e dua më shumë se ty, po ik së më prish punë (film) – 27.al

Me foton e Enver Hoxhës! Drejtori rilindas i Bashkisë Gjirokastër: Komandantin e dua më shumë se ty, po ik së më prish punë (film)

Read more

Drejtori i Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e ish-diktatorit komunist.

Ceremonia e 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës tek Varrezat e Dëshmorëve, u shoqërua me një incident, ku disa ithtarë të ish-diktatorit Enver Hoxha u shfaqën me foton e tij.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e ish-diktatorit komunist.

Por, teksa është munduar ta largojë pa shkaktuar incident, Kudret Alikaj, është shprehur: “Është ceremoni zyrtare, të lutem më prish punë. Edhe unë mbase e dua më shumë se ty komandantin, por është ceremoni zyrtare”.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe pjesëtarë të Partisë Komuniste.

/Report TV/

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *