“Më detyronte të punoja si prostitutë”, 17-vjeçarja rrëfen torturën nga shqiptari në Greqi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më detyronte të punoja si prostitutë”, 17-vjeçarja rrëfen torturën nga shqiptari në Greqi

11:22 | 07/07/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Amanda, 17 vjeç, me origjinë rumune në Greqi ka rrëfyer torturën që i ka bërë shqiptari, i cili e mashtroi dhe e shfrytëzoi për prostitucion.

“Jam paguar 210 euro. Sapo lashë takimin u ndjeva shumë keq, ndërsa menjëherë të gjitha paratë ia dhashë… Kishim vendosur paraprakisht që të gjitha paratë që do të bëja do t’i jepja atij për t’i mbajtur”,- thotë ajo.

E mitura tregon më tej se si ra në grackën e 58-vjeçarit, i cili e rrëmbeu dhe e futi në rrjetin e prostitucionit. Ajo thotë që janë njohur në një faqe onlie, ku përdorte pseudonimin “Eva”.

Read more

SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë –

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër –

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin –

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

Rreth një muaj më parë për të nisi ferri i përditshëm. E mitura rrëfen që ai e kërcënonte vazhdimisht, nëse ajo do ta denonconte. Gazeta “Protothema” zbulon ekskluzivisht të gjithë dëshminë e vajzës fatkeqe, por edhe detaje të panjohura. Gjithçka filloi, kur autori i krimit iu afrua asaj dhe pati një marrëdhënie të parë me të.

“Më vonë nisën kërcënimet se do të më gjente nëse e denoncoja. Ai ishte mjaft xheloz. Disa herë u grindëm, sepse ai mendonte që po e tradhtoja apo sepse nuk doja të punoja. Në fillim, kur filluam të jetonim së bashku unë kisha komunikim dhe kontakt me dy nga miqtë e mi. Por, ai ishte mjaft xheloz dhe më tha që nuk duhet të flas më me ta. Kur ziheshim ai ngrinte dorë dhe më godiste kryesisht në fytyrë. Ishte shumë nervoz dhe nganjëherë pinte alkool dhe drogë”,- ka thënë ajo në polici.

“Ai gjithashtu më tha që nëse e lija dhe denoncoja në polici, ose ai, ose miqtë e tij do të më gjenin dhe nuk do të mund të fshihesha askund. Isha e frikësuar, pasi pashë miqtë e tij ishin të gjithë shqiptarë dhe të burgosur, prandaj isha pothuajse e sigurtë që këto kërcënime do të kryheshin dhe nuk do të mund të fshihesha askund. Gjithashtu më ka kërcënuar me një armë që kishte në shtëpi. Kur nuk po përballoja presionet dhe kërcënimet u thashë miqve të mi, me të cilët kisha filluar të flisja pak se do ta lija dhe nuk mund ta duroja më. Kisha turp t’u tregoja atyre për punën që ai më kishte dhënë për të bërë dhe nuk doja që ai ta diskutonte atë as me miqtë e tij”,- thotë ajo më tej.

“Unë kam lindur në një qytet në Rumani, ku jam rritur derisa isha rreth katër vjeç. Kam pesë vëllezër, dy më të mëdhenj se unë dhe tre gjysmë vëllezër më të vegjël, nga një baba tjetër. Kurrë nuk e kam takuar babanë tim dhe në vitet e para në Rumani dy vëllezërit e mi më të mëdhenj dhe unë u rritëm me gjyshen e mamasë time, pasi nëna u largua në Greqi për të gjetur një punë”,- i tha Amanda policisë.

“Kur nëna ime u kthye nga Greqia, ajo na mori me vete dhe ne të gjithë jetonim së bashku. Në Pire mami im kishte gjetur një partner tjetër, me të cilin kam tre vëllezërit e mi të tjerë ndërsa të gjithë u rritëm me mamanë dhe njerkun”,- ka rrëfyer 17-vjeçarja.

/ABC/

Etiketa: 17-vjeçarja rrëfen torturën nga shqiptari në GreqiAmandagrackëPireProtothema

Të Lidhura

SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë –

SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë –

nga 27
22:43 | 27/02/2026
0

Politikania socialiste dhe dikur ish-zëvendëskryeministre, Ermelinda Meksi ka bërë një shënim për ndryshimet e fundit në kabinetin Rama, duke nxjerr...

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër –

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër –

nga 27
21:45 | 27/02/2026
0

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Tiranën në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar. Takimi i luajtur në...

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin –

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin –

nga 27
21:33 | 27/02/2026
0

Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, autorin e vrasjes së Marigona Osmanin...

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

nga 27
20:07 | 27/02/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama,...

Para
Donacionet për tërmetin, Juri Kim: Pranë jush që të shpenzohen në mënyrën e duhur

Yuri Kim: Sistemi i drejtësisë s’është në majë të performancës, urdhri i Biden nxit luftën kundër korrupsionit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë –

SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë –

22:43 | 27/02/2026
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër –

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër –

21:45 | 27/02/2026
Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin –

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin –

21:33 | 27/02/2026
I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

20:07 | 27/02/2026
Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

20:01 | 27/02/2026

Më Të Lexuarat

  • SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë –
  • Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër –
  • Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin –
  • I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –
  • Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –
  • Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë –
  • Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com