Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e shtetit pasi iu është zbuluar arma të cilën e posedonte pa leje. Forcat blu bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar personi me inicialet V.S.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.
Ai do të akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.