Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçari, i cili qarkullonte me armë me vete. Ndalimi i shtetasit Merlino Disha, banues në Burrel, është bërë në lagjen Nr.13, të qytetit të Durrësit, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me 3 fishekë.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.