Më 23 tetor 1871, lindi Homeri i letrave shqipe Atë Gjergj Fishta – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më 23 tetor 1871, lindi Homeri i letrave shqipe Atë Gjergj Fishta –

08:18 | 23/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Më 23 tetor 1871, lindi Homeri i letrave shqipe, Atë Gjergj Fishta.

Krahas barabitjes me “Iliadën” e autorit helen, në veprën e Fishtës do të gjendeshin afinitete edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimi filozofik dhe dramaciteti.

Mësimet e para i mori në seminarin françeskan të Shkodrës. Studimet e mëtejshme i ndoqi në Bosnje, në disiplinat e filozofisë dhe të teologjisë. Fishta qe drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane. Në drejtimin e tij, u mundësua që shqipja të përdorej në katedër si gjuhë mësimi. Si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi” mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe në cilësinë e kryetarit, drejtoi veprimtarinë e Komisionit të Alfabetit.

Në vitin 1913, themeloi revistën letrare-kulturore “Hylli i Dritës”. Gjatë Luftës së Parë Botërore, bashkëthemeloi me Luigj Gurakuqin Komisinë letrare, që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Gjatë vitit 1920 u caktua Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Po atë vit, u zgjodh deputet i Shkodrës. Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924.

Për kontributin e dhënë në lëmin e edukimit, të letërsisë dhe të fesë, Fishta mori dekoratën “Foenix” (1931), si edhe u bë anëtar të Akademisë italiane (1939). Vepra që përjetësoi figurën e tij si krijues është epika “Lahuta e Malcis”, së cilës i kushtoi 40 vjet punë.

Atë Gjergj Fishta ndërroi jetë në vendlindje, në Shkodër, më 30 dhjetor 1940. Bashkëngjitur, një foto e Fishtës mes personaliteteve të kohës, dokumenti i njoftimit të Qeverisë së Përkohshme për emërimin e tij si delegat në Konferencën e Paqes në Paris dhe fragmente nga kryevepra “Lahuta e Malcis”.

Read more

Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –

Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

Më në fund gjen veten, Muçi vlerësohet me çmimin “Goli i muajit” në Turqi –

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari –

Të Lidhura

nga 27
18:36 | 28/12/2025
0

Sunderland barazoi 1-1 me Leeds, në përballjen e Premier League. Në këtë takim la gjurmë edhe mesfushori i njohur me...

Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

nga 27
18:18 | 28/12/2025
0

“Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me...

Më në fund gjen veten, Muçi vlerësohet me çmimin “Goli i muajit” në Turqi –

Më në fund gjen veten, Muçi vlerësohet me çmimin “Goli i muajit” në Turqi –

nga 27
18:10 | 28/12/2025
0

Ernest Muçi ka shkëlqyer në muajin nëntor dhe dhjetor me Trabzonsporin. Formë e shkëlqyer nga sulmuesi i Kombëtares, që së...

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari –

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari –

nga 27
17:52 | 28/12/2025
0

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur një 64-vjeçare. Si pasojë 64-vjeçarja ka humbur jetën. 31-vjeçari akuzohet për...

Para
BE kundër Republikës Srbska mbi ligjin për shpifjen –

Kosova, në agjendën e diskutimeve të BE-së në Luksemburg -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –

Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –

18:36 | 28/12/2025
Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

18:18 | 28/12/2025
Më në fund gjen veten, Muçi vlerësohet me çmimin “Goli i muajit” në Turqi –

Më në fund gjen veten, Muçi vlerësohet me çmimin “Goli i muajit” në Turqi –

18:10 | 28/12/2025
Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari –

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari –

17:52 | 28/12/2025
Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen –

17:30 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –
  • Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –
  • Më në fund gjen veten, Muçi vlerësohet me çmimin “Goli i muajit” në Turqi –
  • Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari –
  • Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen –
  • SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –
  • Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com