Një 19-vjeçar ka humbur jetën në kryeqytet, pasditen e sotme, teksa është mbytur në lumin e Brarit.
I riu me inicialet R.Y. ka qenë duke peshkuar me vëllezërit e tij, teksa ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe polumbarët e RENEA-s, të cilët po punojnë për gjejten e kufomës dhe nxjerrjen nga lumi.