Një anije transporti është përplasur e më pas është mbytur në brigjet shkëmbore të ishullit Andros në detin Egje
Anija “Cabrera” e ngarkuar me 3.500 tonë hekur po lundronte në det me destinacion Finlandën. Roja e anijes shpjegon se anija është përplasur me shkëmbinjtë e ishullit Andros dhe mbas përplasjes mjeti lundrues u dëmtua duke futur ujë në hambarë e më pas u fundos.
Menjëherë në zonë mbërritën tre rimorkiatorë dhe një helikopter, i cili mundi të shpëtojë 9 anëtarët e ekuipazhit.