Mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, avokatët e Berishës tërheqin dosjen nga SPAK – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, avokatët e Berishës tërheqin dosjen nga SPAK

11:09 | 25/09/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina.

E njëjtë avokate mbron edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe pritet të vijë sërish në SPAK në orën 12.00 për të firmosur edhe për të si dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore.

Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Read more

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj –

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14.00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Kujtojmë se më 11 shtator Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën. Sali Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh, që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor, ora 10:00 si seancë të parë për të shqyrtuar ankimin e kreut të PD-së për masën e parë të sigurisë “Detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023. Seanca do të zhvillohet mbi një bazë dokumentesh, ku Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Sali Berisha ka kërkuar shfuqizimin e masës “Detyrim paraqitje”, që u vendos fillimisht ndaj tij, të cilën e konsideron si antikushtetuese. Padia e bërë në Kushtetuese nga Sali Berisha u pranua disa ditë më parë nga kjo trupë. Argument kryesor në padinë e Sali Berishës është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

Kujtojmë se aktualisht Sali Berisha është me masë sigurie “Arrest në shtëpi” që prej dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes. Kryetari i PD-së së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Të Lidhura

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –

nga 27
20:34 | 16/01/2026
0

Shërbimi i Gardës ka filluar blindimin e dyerve të Kryeministrisë, ndërsa ‘Shqipëria Bëhet’ ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën...

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

nga 27
20:28 | 16/01/2026
0

“Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i...

RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –

RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –

nga 27
19:38 | 16/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar, duke e cilësuar si një dështim total...

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj –

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj –

nga 27
19:28 | 16/01/2026
0

SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Bëhet me dije...

Para
DOSJA – “Jam Mazniku, më duhen 8K”/ Si u tentua të mashtrohej biznesmeni, bashkëpronar me vëllain e drejtorit të arrestuar të Veliajt

DOSJA - “Jam Mazniku, më duhen 8K”/ Si u tentua të mashtrohej biznesmeni, bashkëpronar me vëllain e drejtorit të arrestuar të Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –

20:34 | 16/01/2026
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

20:28 | 16/01/2026
RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –

RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –

19:38 | 16/01/2026
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj –

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj –

19:28 | 16/01/2026
Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset –

Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset –

19:18 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –
  • Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –
  • RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –
  • Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj –
  • Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset –
  • “Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –
  • Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com