“Mbylle gojën e rri urtë”, analistët sherr në studio për Berishën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbylle gojën e rri urtë”, analistët sherr në studio për Berishën –

16:44 | 25/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ilir Demaliaj dhe Genc Burimi, teksa kanë analizuar akuzën e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës për korrupsion, janë përfshirë në një debat mes tyre, edhe pse kanë pasur të njëjtin mendim se SPAK dhe më pas GJKKO ka bërë një gafë juridike, duke mos kërkuar miratimin e Parlamentit për heqjen e imunitetit ndaj Berishës para nisjes së procedurave.

Sipas Demaliajt, Berisha po përdor këtë si një pretekst për të mos dalë në gjykatë dhe se po kërkon të shpëtojë përmes procedurës.

Burimi nga ana tjetër u shpreh se Berisha ka të drejtë “1 mln %” të përdorë PD-në sepse konsideron që beteja e tij është politike

Pjesë nga debati:

Burimi: Më në fund ka një palë akuzuese dhe një të akuzuar. Edhe në Francë është akuzuar Sarkozy ashtu si Berisha. Tani jemi në një kuadër demokratik dhe në fund do shohim kush ka të drejtë. Do shkojë edhe në Strasburg dhe do shihet nëse drejtësia shqiptare ka vepruar drejt apo jo.

Demaliaj: Unë mendoj që ky moment tani është fillimi i të parit nëse do funksionojë drejtësia e re. Ka shumë që kanë abuzuar në mënyrë të tmerrshme sepse ka munguar drejtësia.

Burimi: Si e di ti që kanë abuzuar? Po harron Ramën.

Demaliaj: Qoftë edhe Rama, është përfshirë me inceneratorët. Më lër të mbaroj mor zotëri, ma bën gjithmonë këtë punë. Me krijon interferencë të tmerrshme.
A ka bërë Berisha korrupsion? Duhet të shihen edhe gjithë ministrat e Berishës. Duhet të verifikohet pasuria e të gjithë zyrtarëve pas viteve ’90.

Burimi: Si do e verifikosh? Ka njerëz me pasuri në parajsa fiskale.

Demaliaj: Mos qaj hallin e Amerikës. Amerika sundon gjithë botën, mbylle gojën dhe rri urtë.

Burimi: Nuk e mbyll gojën. Unë ëndërroj të sundojë demokracia. Si ta mbyll gojën unë? Dua sundimin e ligjit.

Demaliaj: SHBA është superfuqi botërore. Prandaj nuk merrem me këtë njeri. E lash të flasë, nuk më lë të flasë. Ka mision, e bën me qëllim.
Nuk e di nëse ka shkelje të Kushtetutës. Ky është një pretekst i Berishës për të mos dalë në gjykatë. Ky që nuk ka lënë njeri pa akuzuar do të shpëtojë me procedura. Ky trimi i madh është hajduti më i madh dhe kjo nuk është vjedhja e tij më e madhe. Më e madhja është se vodhi ëndrrën e atyre në vitin 1990 duke i marrë drejtimin e demokracisë dhe ndërtoi këtë demokraci!

Ky njeri që na thotë se ka përmbysur komunizmin, ky që ka qenë servili më i madh i regjimit. Ky e ndërtoi këtë dhe bëri llumin e shtetit. U fut me gjithë familje dhe ajo pronë ka qenë e paguar nga italianët dhe nuk kishte pronarë.

Berisha nuk e ka asgjë këtë akuzë me çfarë ka bërë gjatë këtyre 30 viteve. SPAK nuk i hynte kësaj pune nëse nuk do kishte një material të konsoliduar. Ka njerëz që i monitorojnë. Ajo që më bën të ndihem keq, është si ka mundësi një popull i vjedhur për 30 vjet është vjedhur hapur fare. Të gjithë ministrat qelbësira duhet të shkojnë në burg. Dalin sot e emërojnë gazetarë nëpër studio sepse ka media që jetojnë me paratë e këtyre banditëve.

Burimi: Qëndrimi yt është normal. Ti kristalizon dufin e opinionit publik. Në Perëndim ka raste ku vijnë instinktet bazike në raste të rënda kriminale. Nuk ka ndjenjë më të fortë se kjo që thua ti. Nuk duhet të jemi aq barbarë sa politikanët që na vjedhin.

Institucionet duhet të funksionojnë normalisht. Le të shtrohen akuzat dhe procesi gjyqësor do sjellë të vërtetën. Drejtësia e filloi me një gafë duke mos i kërkuar mazhorancës të mblidhej e të votonte heqjen e imunitetit për Berishën. Berisha sot po e sfidon drejtësinë që i kufizoi lirinë. Ose t’i shkojë parlamentit të marrë miratimin, ose ta marrin me forcë.

Demaliaj: SPAK ka bërë gafë sot dhe mund të interpretohet si prishje e procesit. Ndoshta ka një lojë të ndyrë që e lënë Berishën kështu dhe shmangen vetë. Ai e përdor PD dhe pushtetin si mburojë politike. Ku ka më opozitë? Opozita ka ngel me disa çapaçula që i shkojnë mbrapa Berishës.

Burimi: Berisha ka të drejtë 1 mln % të përdorë PD-në sepse konsideron që beteja e tij është politike. Ashtu si Fatos Nano përdori PS-në për të kontestuar burgimin e padrejtë.

Demaliaj: Fatos Nano kishte bërë apo jo korrupsion?

Burimi: U rehabilitua pastaj apo jo?

Demaliaj: Ti si thua?

Burimi: Kurrë nuk do marrësh opinionin tim për këtë gjë, këto janë opinionet e mia personale. Për të parë nëse kjo e dëmton opozitën, duhet që një opozitë tjetër të përfitojë pikë. Me këtë diskurs Berisha tregoi se është i pari për vota në opozitë. Mbase në 2025-ën e dëmton, sot jo.

Demaliaj: Fitoi dhe zgjedhjet lokale tani, edhe në Peshkopi.

Burimi: Në krahasim me pjesën tjetër të opozitës ishte. Pjesa e Bashës nuk është as e pranishme. Do presim 2025-ën.

Demaliaj: Berisha duke përdorur PD-në si mburojë, sfidon gjyqet duke krijuar turbullira. Fatos Nano së bashku me Berishën janë hajdutët më të mëdhenj. Kjo e kompleksit nuk është asgjë me çfarë ka bërë ai. Për mua të prihet koka e parë dhe pastaj me radhë. Të gjithë janë të përfshirë.

Burimi: SHBA e pranon se drejtësia është e kapur nga ana e tyre. Është e kapur nga ata.

Demaliaj: Kur je i paaftë të japin paterica që të ecësh. Je i paaftë, nuk bën dot shtet.

Burimi: Nuk besoj se aksioni opozitar do dëmtohet nga ajo që po ndodh me Berishën.

Read more

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Të Lidhura

nga 27
08:52 | 25/12/2025
0

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe...

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

nga 27
08:34 | 25/12/2025
0

Papa Leo kryesoi për herë të parë Meshën e Natës së Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke...

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

nga 27
08:26 | 25/12/2025
0

Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë një urim për Krishtlindje, të shoqëruar me kritika të ashpra ndaj...

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 25/12/2025
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Para
Katër gjyqtare në garë për tre vende të Gjykatës së Posaçme –

Seanca ndaj Berishës, GJKKO i cakton një avokat për ta mbrojtur (Emri) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/12/2025
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

07:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com