Diva Nexhmije Pagarusha, përveç në areal, po përjetësohet edhe në mural!

Me iniciativën e “Mural Fest Kosova”, në Prishtinë po punohet murali kushtuar Divës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha!
Siç tha drejtorja Lebibe Topalli dhe piktorja e ngjyrave pranverore, Pranvera Sylejmani, ky gjest është vetëm një cicërimē e vogël, kushtuar zërit të rrallë të Ikonës sonë, të pavdekshmes, Nexhmije Pagarusha!
Projekti është mbështetur nga komuna e Prishtinës!
Murali, pritet të inaugurohet të premten, në orën 15-të, afër Operës së Kosovës!
“Lavdija e saj nuk ka nevojë për asgjë. E jona, ka nevojë për të!”.
P.S. Muralin, kushtuar Nexhmije Pagarushës, po e realizon, profesoresha e Akademisë së Arteve të Barcelonës, Alba Fabre!
Sh. F.