Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dhe era e fortë ka shkaktuar kaos në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Mësohet se mbi 800 pasagjerë në tragetin e linjës së Vlorë – Brindisi janë duke përjetuar momente të vështira, pasi mbahen ende brenda gjirit të Vlorës për shkak të motit të keq.
Siç raportohet, pasagjerët po mbahen prej 6 orësh në mes të detit, mes dallgëve të larta. Pasagjerët thonë se veç orëve të gjata të pritjes, janë në kushte jo të mira, për shkak të dallgëve. Megjithatë ende nuk dihet se kur trageti do niset drejt Italisë.
gijotina.com/










