Mbi 50% e shqiptarëve duan të emigrojnë, shkak korrupsioni dhe keqqeverisja – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 50% e shqiptarëve duan të emigrojnë, shkak korrupsioni dhe keqqeverisja –

17:35 | 21/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një sondazh kombëtar i kryer nga Instituti për Studime Ndërkombëtare në Shqipëri (AIIS) zbulon se më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të emigrojnë në 5 vitet e ardhshme.

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare prezantoi ditën e martë në një tryezë të rrumbullakët gjetjet e sondazhit kombëtar mbi perceptimet, tendencat dhe pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me migracionin.

Albert Rakipi, drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, e quajti valën aktuale të emigracionit si një kërcënim i sigurisë në vetvete, duke e krahasuar më dy valët e mëparshme të viteve ’90 dhe ’97, që ishin thjesht simptoma të një shteti të dobët.

“Për të parën herë, migracioni po kthehet në një kërcënim të sigurisë në vetvete. Vetëm përgjatë dekadës së fundit 400 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi”, tha Rakipi gjatë fjalës së tij.

Studimi me titullin: “Migracioni, shpopullimi dhe destabiliteti: kriza e heshtur”, i kryer në bashkëpunim me fondacionin Hanns Seidel Stiftung, gjatë muajit Prill përfshiu 1200 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe hedh dritë mbi dëshirat, aspiratat dhe planet e tyre në lidhje me emigrimin.

Gjetjet e studimit tregojnë një dëshirë të madhe të shqiptarëvë për t’u larguar nga vendi nëse do u jepej mundësia.

“70% e të intervistuarve kanë deklaruar se do emigronin nga Shqipëria nëse do e kishin mundësinë, teksa 28% e tyre kanë menduar ta lënë përgjithmonë vendin”, tregojnë gjetjet e studimit.

Sipas autorit të sondazhit, Andi Balla, shifra më shqetësuese është pikërisht ajo pjesë e popullsisë të cilët kanë shumë gjasa të largohen nga vendi brenda një viti.

“19% e atyre që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar kanë shumë gjasa të largohen realisht brenda 12 muajve”, theksoi Balla.

Sondazhi zbuloi se prej arsyeve kryesore që i shtyn qytetarët shqiptarë të largohen nga Shqipëria drejt një destinacioni tjetër renditet “kërkimi për një jetë më të mirë”.

“49% e të intervistuarve janë shprehur se kërkojnë një jetë më të mirë, teksa arsyeja tjetër është ajo e të ardhurave financiare dhe e punësimit”, citojnë gjetjet e raportit.

Sondazhi gjithashtu tregon se 54% e të intervistuarve e shohin veten jashtë Shqipërisë në pesë vitet e ardhshme.

“Sigurisht kjo është disi jo realiste dhe e pamundur, por kjo tregon prirjen e popullsisë për t’u larguar”, tha Andi Balla.

Të intervistuarit kanë listuar si probleme kryesore të shoqërisë aktuale papunësinë, korrupsionin, keqqeverisjen dhe mungesën e mundësive në vend, teksa 58% e tyre janë të mendimit se e ardhmja e Shqipërisë po shkon në drejtim të gabuar. /BIRN/

Read more

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro –

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi –

Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën –

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë –

Të Lidhura

nga 27
20:00 | 10/03/2026
0

Autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut, publikohet agjenda e 12 marsit: PD-PS do të paraqesin raportet, në seancë do të...

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi –

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi –

nga 27
19:52 | 10/03/2026
0

Zbulohet identiteti i autorit që qëlloi dje me armë zjarri 39-vjeçarin turk në Sauk.Megjithëse i plagosuri nuk është treguar bashkëpunues...

Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën –

Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën –

nga 27
18:48 | 10/03/2026
0

Media ekuadoriane Primicias i ka kushtuar një artikull ndërmjetësuesve të narkotrafikut që lidhin rrjete kriminale ndërkombëtare me grupet lokale dhe ato...

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë –

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë –

nga 27
18:36 | 10/03/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT...

Para
Shkurte Fejza ‘elektrizon’ tifozët kuqezi në “Air Albania” –

Këngë e tmerrshme, s'ka lidhje... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro –

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro –

20:00 | 10/03/2026
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi –

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi –

19:52 | 10/03/2026
Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën –

Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën –

18:48 | 10/03/2026
Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë –

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë –

18:36 | 10/03/2026
Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

18:26 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro –
  • Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi –
  • Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën –
  • Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë –
  • Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro –
  • Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com