Mbi 11 mijë shqiptarë presin kampeve të Europës përgjigjen për azil – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 11 mijë shqiptarë presin kampeve të Europës përgjigjen për azil

10:35 | 30/08/2019
në Kryesore
0

Janë me mijëra shqiptarë që presin me ankth se cila do të jetë përgjigja ndaj aplikimit të tyre për të fituar statusin e azilantit në një prej shteteve të Bashkimit Europian. Ata kanë lënë me dëshpërim vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë dhe fati i tyre varet nga një përgjigje, që do i mundësonte të fillonin një jetë të re, ose do t’i detyronte të ktheheshin mbrapsht, apo të “zhdukeshin” pa të drejta nëpër Europë. Shumë janë familjarë me fëmijë të vegjel dhe kjo i mban me shpresë se autoritetet mund të tregohen më zemërgjerë.

Të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit (EASO) bëjnë të ditur se deri në fund të muajit qershor kishte 11,595 raste të mbetura pezull për aplikime për azil nga shqiptarët. 46% e këtyre rasteve kanë më shumë se 6 muaj pezull, të tjerat më pak se 6 muaj.

Pasi rastet e mbetura pezull ranë në rreth 7,300 në janar 2018, ato filluan të rriteshin sërish në pjesën e parë të këtij viti, si rrjedhojë e rigjallërimit të ciklit të emigracionit. Të dhënat e tjera të EASO bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%.

Rastet e mbetura pezull janë ndër më të lartat në rajon edhe për faktin se aplikimet për azil janë dukshëm më të larta në raport me shtetet fqinjë, mesatarisht 4-5 herë më shumë. Serbia ka rreth 1500 raste pezull, Maqedonia e Veriut, 740, Bosnja 619, Kosova 1600.

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Por, pjesa më e madhe e atyre që presin ka shumë gjasa të marrin përgjigje negative. Shqipëria nuk është as në luftë dhe as në konflikt civil, që do i jepte përparësi qytetarëve të saj. Përkundrazi cilësohet prej vitesh si një vend i sigurt dhe për më tepër që është në proces negociatash për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, megjithëse ky process po shtyhet  e po shtyhet.

Të dhënat e EASO tregojnë se mesatarisht 93-96% e aplikimeve nga shqiptarët marrin një përgjigje negative. Për shembull, në qershor nga 1750 aplikime që u shqyrtuan, vetëm 58 morën status refugjati dhe 57 morën mbrojtje sociale, të tjerët u refuzuan të gjithë. Vetëm pak ditë më parë nga Franca u kthyen 60 azilantë dhe autoritetet franceze e shqiptare paralajmëruan se nuk ka shanse që shqiptarët të pranoheshin.

Por, ky refuzim nuk i pengon shumë të ikin. Që nga viti 2014, mbi 180 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, ku rekordi u arrit në 2015-n me rreth 69 mijë aplikime. Pas rënies në periudhën në vijim, 2019-a, e shoqëruar me kriza të tejzgjatura politike, duket se humbi më tej shpresën dhe nxiti një valë të re ikjesh. /Monitor/

Etiketa: 11 mijë shqiptarëkampe të Europësmijëra shqiptarëstatusin e azilantit

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
“Dua të ha një darkë me Messin!”/ Cristiano Ronaldo flet për rivalin e tij më të madh (Film)

"Dua të ha një darkë me Messin!"/ Cristiano Ronaldo flet për rivalin e tij më të madh (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com