Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

09:07 | 22/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –

Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –

Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un –

Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura –

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala “Laureatët 2025”, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, një event tradicional përmes të cilit u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin dhe avancimin e futbollit kosovar gjatë vitit 2025.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Duka dorëzoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2025” në futbollin kosovar, i cili u fitua nga sulmuesi i FC Dritës, Arb Manaj, për paraqitjet dhe kontributin e tij gjatë vitit. Ai shoqërohej në këtë ceremoni nga Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, Presidenti i FSHF-së vlerësoi zhvillimin e ndjeshëm të futbollit në Kosovë, veçanërisht pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke theksuar progresin e dukshëm të viteve të fundit.

“Është një mbrëmje unike, sepse futbolli flet zakonisht në fushë. Çunat dhe gocat që do të laurohen sonte kanë folur në fushë, kanë derdhur djersë dhe kanë sakrifikuar për një vit. Kjo mbrëmje nuk është vetëm për të marrë tituj, por edhe për të festuar atë çka është bërë në një vit futbolli në Kosovë,” – u shpreh Presidenti Duka.

Ai nënvizoi se zhvillimi i futbollit kosovar gjatë dhjetë viteve të anëtarësimit në UEFA dhe FIFA ka qenë i jashtëzakonshëm, duke shtuar se vitet e fundit përfaqësojnë “qershinë mbi tortë”, si për rezultatet sportive, ashtu edhe për përmirësimet në infrastrukturë.

“Rezultati i ekipit kombëtar është më i rëndësishmi. Jam shumë i lumtur që përfaqësuesja e Kosovës, nën drejtimin e stafit teknik dhe të futbollistëve, sot lufton për të qenë një nga ekipet pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës. Performanca e ekipit në vitin 2025 ka qenë fantastike dhe ka kënaqur tifozët kudo ku jetojnë shqiptarë,” – theksoi kreu i FSHF-së.

Në vijim, Presidenti Duka garantoi mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së dhe të UEFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke theksuar se sot Kosova është një partnere e barabartë në familjen europiane të futbollit.

“Deri dje thuhej se ne, si vëllai i madh, do të mbështesnim vëllain e vogël. Sot ky mision ka përfunduar. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe një partner i rëndësishëm për të gjitha federatat europiane. Si dy partnerë të UEFA-s, do të bashkëpunojmë maksimalisht për zhvillimin e futbollit shqiptar kudo ku jetojnë shqiptarë,” – shtoi Presidenti Duka.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së uroi të gjithë komunitetin e futbollit kosovar për festat e fundvitit dhe shprehu urimet më të mira për vitin 2026.

“Gëzuar Festat, Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2026 për secilin nga ju dhe familjet tuaja. Dhe në sport, ajo që presim me shumë dëshirë është ta shohim Kosovën në Kupën e Botës 2026,” – përfundoi Presidenti Duka.

Të Lidhura

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –

nga 27
13:27 | 28/01/2026
0

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar...

Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –

Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –

nga 27
13:21 | 28/01/2026
0

Ish-presidenti dhe kreu i PL-së, Ilir Meta, ka publikuar nga burgu një reagim të gjatë, ku sjell versionin e tij...

Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un –

Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un –

nga 27
12:51 | 28/01/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me zvarritjen e procesit të Belinda Ballukut, për të cilën as...

Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura –

Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura –

nga 27
12:45 | 28/01/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ironizoi socialistët në Komisionin  për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku po diskutohet për...

Para
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –

13:27 | 28/01/2026
Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –

Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –

13:21 | 28/01/2026
Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un –

Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un –

12:51 | 28/01/2026
Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura –

Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura –

12:45 | 28/01/2026
Jam mysliman, nuk jam mysliman, në fakt ai është bastard komunist –

Në fakt ai është bastard komunist –

12:13 | 28/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –
  • Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –
  • Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un –
  • Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura –
  • Në fakt ai është bastard komunist –
  • Jam mysliman, nuk jam mysliman, në fakt ai është bastard komunist –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –
  • Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com