Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten –

10:04 | 19/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –

Kjo ditë është moment bashkimi –

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Sali Berisha ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme nga Bruksli ku po merr pjesë në e Samitin e Partive Popullore Evropiane.

“Mbështetja për opozitën vetëm po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten”, tha lideri i opozitës shqiptare në prononcimin e tij.

Berisha: Mora pjesë në punimet e samitit të Partisë Popullore, në të cilin ishin të pranishëm kryetarët e shteteve, kryetarët e qeverive dhe kryetarët e partive opozitare të të gjitha vendeve anëtare të BE dhe vendeve në proces integrimi, në të cilën një ndër to është PD si një parti e asociuar në Partinë Popullore Europiane. Ky samit që zhvillohet pas festimit të 50-vjetorit, një ngjarje jashtëzakonisht e veçantë për PPE, parti e cila me anëtarësinë e saj ka ndërtuar Europën e sotme, samiti u përkushtua temave më të mprehta aktuale. Së pari, çështjeve të energjisë dhe krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, goditjet që Irani u ka bërë të gjitha instalimeve të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit Persik.

U përqendrua në problemin madhor të Ukrainës dhe u shpreh mbështetje e plotë, solidaritet i plotë me Ukrainën, mirënjohje ndaj saj për qëndresën ndaj agresionit rus.
Çështje tjetër që u diskutua në këtë samit ishte konkurrueshmëria në hapësirën e BE. Samiti i PPE ka për qëllim bashkërendimin e qeverive të qendrës së djathtë në kuadrin e samitit evropian që mbahet pas tij. Mendoj se ky samit, ose partitë anëtare të Partisë Popullore në këtë samit, rakorduan qëndrimet e tyre për sa i përket luftës në Lindjen e Mesme dhe përballimit të pasojave të krizës energjetike.

Rakorduan për mbështetje të fuqishme të Ukrainës dhe marrjen e një seri masash për ndihmë të madhe ekonomike, dhe jo vetëm ekonomike, ndaj këtij vendi që po i reziston agresionit rus. Gjatë kësaj periudhe këtu pata rastin të takoj kryeministra, të takoj miq, të takoj drejtuesit edhe njëherë të PPE, të paraqes shkurtimisht zhvillimet në Shqipëri…

Si i kanë pritur ata këto zhvillime?

Berisha: Zhvillimet në Shqipëri janë zhvillime dramatike të cilat në çdo aspekt e nxjerrin Shqipërinë jashtë hapësirës evropiane. Pra, Shqipëria me këto zhvillime spostohet diku nga Maghrebi ose më thellë në hapësira të tjera. Besoj se ishte edhe një rast për të shprehur falënderimin për misionin faktmbledhës që solli PPE në Shqipëri, por edhe Parlamenti Evropian.

Në  këtë aspekt mendoj se është bërë një punë shumë e madhe eficente për të bërë prezent realitetin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, regjimit të Edi Ramës, i cili tani pas shndërrimit të zgjedhjeve në një farsë elektorale, dhe e pranuar kjo universalisht. Ju besoj se e dëgjuat se dje, një nga institucionet më prestigjioze në botë të vlerësimit të standardeve të demokracisë, Videm, e klasifikoi Shqipërinë autokraci elektorale. Autokraci elektorale do të thotë diktaturë autoritare.

Pra, në këtë kuadër, Shqipëria e Edi Ramës është bërë famëzezë. Dhe dua të garantoj shqiptarët se gjithnjë e më shumë mbështetja për opozitën shqiptare bëhet më e madhe dhe dënimi dhe masat ndëshkuese për qeverinë vijnë në rritje.

Të Lidhura

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –

nga 27
11:06 | 19/03/2026
0

Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim...

Kjo ditë është moment bashkimi –

Kjo ditë është moment bashkimi –

nga 27
11:02 | 19/03/2026
0

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shqiptarët kudo që jetojnë...

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

nga 27
10:54 | 19/03/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka prezantuar një paketë ligjore të depozituar në Kuvend, e cila synon uljen e...

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –

nga 27
10:36 | 19/03/2026
0

Policia kriminale gjermane zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi në Greven. Pesë shqiptarë dhe një gjerman u arrestuan. Vetëm hashashi...

Para
U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –

11:06 | 19/03/2026
Kjo ditë është moment bashkimi –

Kjo ditë është moment bashkimi –

11:02 | 19/03/2026
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

10:54 | 19/03/2026
U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –

10:36 | 19/03/2026
Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten –

Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten –

10:04 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –
  • Kjo ditë është moment bashkimi –
  • ‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –
  • U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –
  • Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten –
  • Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –
  • Kjo ditë është moment bashkimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com