Ka përfunduar votimi për Kryesinë e Partisë Demokratike. Në orën 13:30 do të nisë numërimi elektronik i çdo vote. Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka do të ketë deklarate për median për të shpjeguar procesin e numërimit.
Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike garuan për t’u zgjedhur anëtarë të Kryesisë. Nga këta 47, vetëm 20 zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun.
Në listë vihet re se marrin pjesë në garë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që janë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli e Arben Imami.