Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, është shprehur në lidhje me Unazën e Re të Tiranës se një pjesë prej 3.7 km nga TEG tek Fusha e Helikopterëve do të hapet brenda pak javësh.
“Segmenti prej 3.7 km nga Tegu tek Fusha e Helikopterëve do të hapet brenda pak javësh, ndërsa segmenti nga Fusha e Helikopterëve do të hapet shumë shpejt. kjo është vetëm 45% e unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa e përfunduar kjo unazë do të jetë në pranverën e vitit 2019”, thotë nënkryetari i Bashkisë.
Përsa i përket buxhetit të 2018, i miratuar ditën e sotme Mazniku është shprehur se ky buxhet është më i madhi dhe do të ndërtohen 17 shkolla të reja dhe do të zgjidhë mësimin me turne në Tiranë.