Për herë të parë në Shqipëri, korrigjimi i testeve të maturës i është besuar teknologjisë.
Drejtoresha e përgjithshme e politikave në arsim pranë ministrisë, Zamira Gjini ka prezantuar ndryshimet që do të pësojë ky proces.
Këtë vit, 36 mijë maturantë do t’u nënshtrohen 4 testeve të detyruar, një më pak se matura e kaluar e ndërsa do t’u përgjigjen dhe 20 pyetjeve alternative, këto të fundit të korrigjuara nga një pajisje teknologjike.
Ajo u ka bërë thirrje maturantëve të heqin dorë nga çdo metodë kopjimi, pasi do të ketë penalitete.