Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia në Shqipëri dy shtetaset me inicialet E. Sh., 31 vjeç dhe F. Xh., 69 vjeçe.
Sipas policisë, shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërsa shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar e dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Mësohet se shtetasja F. Xh. nëpërmjet mashtrimit ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë.