Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim ndaj biznesmenëve me shuma të mëdha, që kapte shifrën e 3 milionë eurove.
Gjykata e shkallës së parë në Durrës e kishte dënuar atë me 10 vjet heqje lirie në një kohë që pas apelimit dënimi i saj u ul me 3 vjet e 4 muaj.
Trupa gjykuese e apelit përbëhej nga gjyqtarët Izet Dusha, Anita Mici dhe Arben Vrioni.