Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

21:46 | 16/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë –

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi –

Vetëm vitet e fundit profili i tij u rrit shumë. Aq sa njerëzit afër Edi Ramës duhet të kalonin nëpërmjet tij për të mbaruar punët e tyre, ose, përndryshe, mund të shndërroheshin thjesht në armiqtë e tij dhe, si rrjedhojë, edhe të kryeministrit. Zërat thonë se ai zëvendësoi me shpejtësi personazhet që lidhnin fijet e Edi Ramës me botën e nëndheshme.

Bëhet fjalë për Ergys Agasin, i cili tashmë nuk është më personazhi misterioz që gjithë pushtetin ekonomik dhe jo vetëm përpiqej ta mbante jashtë vëmendjes mediatike.

Tashmë, me urdhër-arrestin e SPAK, Ergys Agasi dhe shpura e tij janë të ekspozuar përballë ligjit dhe publikut dhe disa të vërteta do të duhet të merren vesh.

Ndoshta edhe ato që përfliteshin korridoreve të Kryeministrisë, ku fuqia e tij nisi të shfaqej jo vetëm si “çuni i fortë” që zgjidhte problemet e kryeministrit me bandat, por edhe si “strategu” që ndërhynte mes grupeve rivale që ndanin pazaret brenda mazhorancës.

Po kush është Ergys Agasi? Çfarë e lidh atë me PS, veç faktit që është djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi? Çfarë e lidh atë me tenderat e AKSHI-t? Cilat janë fijet e tij brenda këtij institucioni? Cila është lidhja e tij me Mirlinda Karcanajn? Dhe kush është biznesmeni që u mor peng për t’u tërhequr nga tenderat?

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”, u shpreh ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj për RAI3.

Kaq mjaftoi që Agasi të ishte në qendër të ciklonit, ndërsa SPAK kishte çelur hetime dhe zbarkoi për kontroll në vilën e tij luskoze. Kjo pasi sinjalet se me tenderat e AKSHIT po abuzohej, sa vinin e bëheshin më të shpeshta e më të forta.

Hetimet tashmë kanë zbuluar se brenda AKSHI-t ka vepruar një grup i strukuruar kriminal me në krye Ergys Agasin.

Si pjesë e këtij grupi akuzohen edhe drejtoresha e AKSHIT Mirilda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi, për të cilat është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

SPAK ka zbuluar hetimet se Agasi në bashkëpunim Ermal Beqirin dhe me ndihmën e zyrtarëve të policisë kanë marrë peng disa muaj më parë biznesmenin Gerond Meçe, i njohur për lidhje të forta në politike dhe që dikur merrte pjesën e luanit në tenderat e AKSHI.

Meçe rezulton të jetë rrëmbyer nga persona të veshur me uniforma policie poshtë shtëpisë së tij. Ai është dërguar në drejtim të Elbasanit dhe rrugës ka kontaktuar me administratorin e shoqërisë së tij, duke i kërkuar të tërhiqet nga tenderat.

Pasi është marrë konfirmimi ai është lënë i lirë në një fshat të Elbasanit, sipas njerëzve pranë Meçes, ai ka ecur në këmbë derisa ka mundur të gjejë një taksi dhe të kthehet në banesë.

Biznesmeni që njihej për lidhje të forta me qeverinë ka siguruar kamerat dhe ka bënë në lëvizje disa nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në vend.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve”, thotw SPAK.

Tenderat disa milionëshe të AKSHI-it janë fituar nga kompanitë e Ermal Beqirit, i cili u bë i njohur si një nga ekspertët e videos së famshme Meta-Prifti. Beqiri zotëron 11 kompani dhe ishte klienti kryesor i institucionit të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

“Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt  kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit”, thotw SPAK.

SPAK ka zbuluar se anëtarët e këtij grupi të krijuar brenda një institucioni shtetëror, kanë kryer veprime të kundërligjshme në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Kjo duket të jetë maja e një ajsbergu, të cilit vetëm prokurorët e posaçëm do të dinë t’i shkojnë deri në fund. Për sa kohë po hetohet për një grup të strukturuar kriminal, hetimet mund të sjellin të papritura jo vetëm në ngjarje dhe detaje, por edhe në emrat e përfshirë.

Afera e AKSHI-t është ndoshta ndër më tronditëset të ndodhura në vend, sepse dëshmon se krimi dhe shteti bëhen bashkë kur vjen puna te milionat. Dhe për të mos u harruar, AKSHI është një institucion delikat jo vetëm për trajtimin e të dhënave dhe sekreteve shtetërore që përmban, por edhe për një element thelbësor: varësinë e drejtpërdrejtë që ky institucion ka nga kryeministri.

Ndaj mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do ta shkarkojë vartësen e tij apo do të presë përfundimin e hetimeve. Apo mos vallë do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit, ashtu siç bëri për zonjën Balluku? Siç thotë populli, halli hallit nuk i ngjan dhe, në këtë rast, halli i zonjave me halle nuk e lë Edi Ramën të marrë frymë e të vendosë një standard me drejtësinë.

Emisioni “Shenjestra”

Të Lidhura

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë –

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë –

nga 27
10:42 | 03/03/2026
0

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në një...

Detajet, anglezi qëndroi 1 natë në hotelin e Nikulajt –

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –

nga 27
10:38 | 03/03/2026
0

Prokuroria e Lezhës, ka dhënë këtë të martë pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj,...

Detajet, anglezi qëndroi 1 natë në hotelin e Nikulajt –

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –

nga 27
10:24 | 03/03/2026
0

Prokuroria e Lezhës, ka dhënë këtë të martë pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj,...

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi –

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi –

nga 27
10:16 | 03/03/2026
0

Kombëtarja shqiptare e vajzave ditën e sotme do të luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme. Në stadiumin e “Nikshiqit” do...

Para
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë –

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë –

10:42 | 03/03/2026
Detajet, anglezi qëndroi 1 natë në hotelin e Nikulajt –

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –

10:38 | 03/03/2026
Detajet, anglezi qëndroi 1 natë në hotelin e Nikulajt –

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –

10:24 | 03/03/2026
Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi –

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi –

10:16 | 03/03/2026
Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, zbardhen porositë e Ramës –

Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, zbardhen porositë e Ramës –

10:14 | 03/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë –
  • Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –
  • Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –
  • Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi –
  • Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, zbardhen porositë e Ramës –
  • Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, zbardhen porositë e Ramës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë –
  • Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com