Masakra e Lushnjes/ Apeli lë në fuqi burgimin përjetë për Laert Haxhiun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Lushnjes/ Apeli lë në fuqi burgimin përjetë për Laert Haxhiun

15:24 | 13/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Laert Haxhiut.

Haxhiu është fajësuar si një nga autorët e masakrës së Lushnjës, shtatorin e vitit 2017, ku në përpjekje për të vrarë Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Përveç vrasjeve dhe atyre të mbetura në tentativë, Haxhiu u fajësua edhe për “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Read more

Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, si anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Haxhiu. Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, SPAK identifikoi të tjerë të dyshuar të grupit, si edhe dokumentoi 17 ngjarje të rënda kriminale që janë kryer midis viteve 2018-2021, mes të cilave 6 vrasje të realizuara në Peqin, Korçë, Tepelenë dhe Athinë.

Ata akuzohen për “vrasje për gjakmarrje” të Albi (Dionis) Bashaliut në Gjoçaj Peqin, më dhjetor 2021, dhe tentativën e vrasjes së Kujtim Metës në prill 2022, në Lushnje.

Përveç këtyre krimeve, të pandehurit akuzohen për “shkatërrim prone me eksploziv” në 5 raste, një nga të cilat shpërthimi i ndodhur në qershor 2022 në lokalin në pronësi të reperit Rigels Rajku në Durrës, i njohur si Noizy, dy vjedhje me armë dhe një rast i sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Sipas SPAK, përveç vrasjes së Çajup Selimit dhe Albi Bashaliut, të gjitha krimet e tjera ishin të motivuara nga hakmarrja e Laert Haxhiut ndaj Aldo Bares, që e lidhte me vrasjen e djalit të xhaxhait të tij, Klodian Haxhiu.

Referuar hetimit, pas arrestimit të dy miqve të tij të ngushtë, Orges Bilbili e Anterio Kaloshi, aktualisht të dënuar përjetë, përmes anëtarëve të grupit që drejtonte Haxhiu ka ndërmarrë akte konkrete për vrasjen e personave që i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij.

DEBATET NE GJYQ

Avokati Detar Hysi tha se klienti i tij është i pafajshëm, duke kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me një trup gjykues tjetër.

Prokurori Altin Dumani e cilësoi vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë si të drejtë dhe kërkoi që të mbahet në fuqi.

Detar Hysi: I kërkoj gjykatës të vlerësojë me objektivitet ankimin tonë, duke bërë të mundur zbardhjen e të vërtetës. I kërkojmë gjykatës ndryshimin e vendimit të GJKKO-së për shpalljen fajtor të Laert Haxhiut. Kërkojmë deklarimin e pafajësisë për Laert Haxhiun. Kërkojmë prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë me një trup gjykues tjetër.

Altin Dumani: Vendimi i shkallës së parë është i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi. Janë trajtuar si provat e prokurorisë, ashtu edhe provat e paraqitura nga mbrojtja. Sa i takon zbatimit të ligjit, ne gjykojmë se është vendim i drejtë. Përsa i përket pretendimit të të pandehurit dhe mbrojtjes së tij për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor, ne vlerësojmë se kjo gjykatë me të drejtë e rrëzoi kërkesën. Prokuroria i është referuar pamjeve filmike në pikën e karburantit Gulf, jo pamjeve të sjella nga babai i Zamir Latifit. Nuk ka vend për të vënë në dyshim vërtetësinë e provave. Edhe për pamjet filmike janë pyetur dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja dhe nga akuza. Vrasja e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës nuk kishte asnjë motiv, por ndodhi sepse shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me të. I pandehuri, në mënyrë të përsëritur, në shkallë të parë dhe këtu në Apel, ka thënë se nuk jemi përpara një grupi kriminal. Ne sqarojmë se u provua ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal. Mes Laert Haxhiut dhe Xhuljo Shkurtit ka pasur një konflikt që ka zgjatur ndër vite.

Të Lidhura

Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

nga 27
13:19 | 18/03/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO për...

Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

nga 27
12:55 | 18/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti...

Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

nga 27
12:31 | 18/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

nga 27
12:09 | 18/03/2026
0

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit....

Para
Dëshmia konfidenciale/ Karçanaj e AKSHI-t rrëfen dështimet gjatë sulmit iranian: U fshinë të dhëna, kishim shtet të çorganizuar

Dëshmia konfidenciale/ Karçanaj e AKSHI-t rrëfen dështimet gjatë sulmit iranian: U fshinë të dhëna, kishim shtet të çorganizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

13:19 | 18/03/2026
Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

12:55 | 18/03/2026
Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

12:31 | 18/03/2026
Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

12:09 | 18/03/2026
Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së –

Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së –

12:05 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –
  • Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –
  • Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –
  • Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –
  • Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së –
  • Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –
  • Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com