GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e tij të vuajtjes së dënimit.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, vendosi papranueshmërinë e kërkesës.
Në vendim theksohet se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar afati nga dita pas njoftimit të vendimit.
Fran Marashi po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një institucion të sigurisë së lartë.
Njoftimi
Kërkuesi Fran Marashi me datë 30.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e urdhërit nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 471 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe vendimet nr. 28, datë 16.12.2008;
- 11, datë 05.04.2013 dhe nr. 4, datë 23.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin
- 119, datë 20.02.2026, vendosi:
- Papranueshmërinë e kërkesës penale me nr. 119 Regjistri Themeltar, datë
30.01.2026, me Kërkues: Fran Marashi, me objekt: Shfuqizimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit “Fran Marashi” pasi çështja ka mbetur pa objekt.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.







