Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra –

22:27 | 18/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –

Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Ndryshe nga pamjet që konstatohen në të gjithë shtretërit e lumenjve, zyrtarisht Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore thotë se në të gjithë vendin vetëm 9 subjekte kanë leje për të shfrytëzuar inertet e lumenjve. Nga këto, 6 subjekte ushtrojnë aktivitetin në lumin Shkumbin, 2 mbi lumin Mat dhe 1 mbi Vjosë.

Të gjitha janë kompani që po ndërtojnë rrugë. Por ekspertët dyshojnë se, pasi jepen lejet, zinxhiri i kontrollit është i shkëputur dhe askush nuk i monitoron. Si pasojë, inertet përfundojnë duke ushqyer sektorin privat të ndërtimit.

“Unë mund të përmend Erzenin që është kontribuesi kryesor, bashkë me çimenton e Fushëkrujës, të ndërtimeve në Tiranë. Patjetër aty po e kam përfunduar se si të shfrytëzohen inertet ligjërisht”, u shpreh Olsi Nikaj, ekspert mjedisi i “EcoAlbania”.

Sipas raportit të gjendjes së mjedisit, një raport zyrtar që mat të gjithë parametrat mjedisorë, përgjatë vitit 2024 sasia e materialeve inerte lumore të përdorura është thuajse dy herë më e lartë se një vit më parë.

Nëse në vitin 2023 volumi i mbetjeve inerte lumore ishte 381 mijë m³, në vitin 2024 kjo sasi arriti në 665 mijë m³.

“Fatkeqësisht, Shqipëria është një kantier ndërtimi nga veriu në jug, qytetet, bregdeti, pra kudo ku ka vend ose pak hapësirë po synohet që të ndërtohet. Të gjithë këto ndërtime duhet të marrin materiale diku dhe ku po i marrin? Po i marrin në lumenjtë tanë. Dhe për sa kohë do të vazhdojë ky bum ndërtimesh, kam frikë se edhe lumenjtë do të vazhdojnë të jenë pre e këtij keqpërdorimi”, thotë Olsi Nikaj.

Vetë prefekturat, që janë në krye të komisionit që firmosin lejet për shfrytëzimin e lumenjve, kanë dhënë një përgjigje të uniformizuar me atë të AMBU-së. Vetëm prefekturat e Shkodrës dhe Kukësit dhanë një përgjigje të detajuar.

Prefektura e Kukësit thotë se në lumin e Valbonës nuk ka subjekte të licencuara, por kanë konstatuar dy aktivitete që punojnë pa leje dhe po ashtu po mbajnë nën monitorim edhe shtratin e lumit.

Prefektura e Shkodrës, e cila është kryetare e basenit lumor Drin-Bunë, sqaroi se për periudhën 2003–2019 ka miratuar 34 leje shfrytëzimi inertesh. Kjo është lista e kompanive që kanë punuar në këtë zonë, por që tani janë shfuqizuar.

Volumi i inerteve i miratuar për tu nxjerrë nga shtretërit e lumenjve në basenin Drin-Bunë përgjatë kësaj periudhe ka qenë 5,2 milionë m³. Që nga viti 2019 nuk janë miratuar më leje të reja në këtë basen.

Prefektura e Durrësit, që administron basenet e lumit Ishëm dhe Erzen, thotë se nuk ka konstatuar asnjë shkelje. Sipas institucionit, vetëm 2 raste janë identifikuar në një periudhë më të hershme, konkretisht mes viteve 2000–2021, për të cilat janë marrë masa

Të Lidhura

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –

nga 27
23:13 | 18/03/2026
0

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

nga 27
22:57 | 18/03/2026
0

Këshilli i Ministrave i qeverisë së Giorgia Meloni, në mbledhjen e fundit ditën e sotme, 18 mars, vendosi uljen e...

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

nga 27
20:59 | 18/03/2026
0

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së...

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

nga 27
20:43 | 18/03/2026
0

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se një sulmi nga Irani i ka shkaktuar një zjarr masiv në impiantit kryesor...

Para
Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

Hap për të përballuar rritjen e çmimeve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –

23:13 | 18/03/2026
Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

22:57 | 18/03/2026
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra –

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra –

22:27 | 18/03/2026
Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

20:59 | 18/03/2026
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

20:43 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –
  • Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –
  • Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra –
  • Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –
  • Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –
  • Rama bën show me naftën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –
  • Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com