Mario Bakalli i xhiron 157 MLN lekë bosit të bixhozit Ardit Kraja, tenderi denoncohet në KPP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mario Bakalli i xhiron 157 MLN lekë bosit të bixhozit Ardit Kraja, tenderi denoncohet në KPP

21:15 | 05/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Zëvendëskryeministrja Balinda Balluku e lëvizi Mario Bakallin nga Ujësjellësi i Dibrës si një kartë “Joker” për të mbyllur shpejt e shpejt pazaret me tenderat në Ujëjellësin e Fierit. Dhe ky ia ka nisur me vrull sapo është ulur në karrigen e drejtorit të kësaj shoqërie, më 2 dhjetor 2024. Menjëherë emri i tij ka shkuar në KPP, i denoncuar nga biznesi për padrejtësitë në tendera.

Mario fiton “Flamurin e Kuq”

Një nga këto tendera ku shkëlqen firma e drejtorit Mario është për “Blerje Materiale Hidraulike” për ujësjellësin rajonal. Janë 157 milionë lekë që Mario Bakalli ia xhiron brenda tre muajve bosit të lojërave të fatit Ardit Kraja.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerën më të ulët”, me këtë përshkrim është vlerësuar tenderi nga Open Data Albania. Për këtë shkak i është dhënë “Flamuri i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Pra, drejtori nuk ka pyetur për ligjin mbi prokurimet, por e ka manipuluar rezultatin për të favorizuar Ardit Krajën

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SH.A e njoftoi tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik më 14 tetor 2024. Dhe menjëherë fondi i caktuar nga komisioni prej 15 687 185,00 lekësh tërhoqi interesin e tri kompanive. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte caktuar më 30 tetor 2024, por me shkarkimin  drejtorit Petrit Kanani dhe ardhjen në krye të Mario Bakallit, dosja u fut në sirtar dhe u hap pas Vitit të Ri.

Drejtori i ri ka shpallur fituese kompaninë A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP me pronar Ardit Krajën. Ky kishte dhënë ofertën 14 417 725,00 lekë, thuajse e barabartë me fondin limit. Në këto raste, tenderi anulohet, por drejtori i ri e kishte paracaktuar t’ia jepte tenderin Ardit Krajës. Dhe kështu veproi duke e firmosur kontratën më 17 janar 2025.

 

Fiton oferta më e shtrenjtë

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë tre operatorë ekonomikë, megjithatë tenderi në fazën e fundit ka vazhduar vetëm me një pjesëmarrës. Oferta e operatorit ekonomik “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP” SHPK është 14,417,725 lekë pa TVSH.

“ARDIT – 06” shpk ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 14,946,520 lekë pa TVSH. Ndërsa “SARDO” SHPK ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 13,400,000 lekë pa TVSH. Ky i fundit është me propozimin më ekonomik. Pa humbur kohë, komisioni i skualifikoi të dy ofertat. Sidomos njëra prej tyre duhej marrë në konsideratë pasi ishte dukshëm më e ulët se sa propozimi i Ardit Krajës.

 

Denoncimi në KPP

Operatori ekonomik “SARDO” ShPK ka ankimuar vendimin në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) ku ka kërkuar  “Shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur në procedurën me objekt: “Blerje Materiale Hidraulike”, me fond limit 15,687,185 Lekë pa TVSH, zhvilluar nga autoriteti kontraktor Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier Sh.A.”

Nga ankesa del e qartë se komisioni i Marios ka gjetur një justifikim të pabazë për ta skualifikuar operatorin. Përmes një dokumenti “deklaratë” të ngarkuar në sistem, firma shpjegonte se ka sjellë një mostër me përmasa më të vogla dhe me cilësinë që përmbush specifikimet teknike. “Përmasa e duhur do të garantohet nga ana jonë kur të kërkohet lëvrimi i mallit në qoftë se shpallet fitues, ky artikull është shumë i kushtueshëm dhe nuk mund të blihet sa për të treguar si mostër, por vetëm për tu sjellë si material në fazën e lëvrimit të mallit”, shpjegonte firma ankuese, por komisioni nuk e ka marrë parasysh.

Kush është pronari i firmës fituese?

Ardit Kraja është biznesmeni më i suksesshëm i basteve në vend. Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojrave të fatit, biznesmeni Kraja ishte në rivalitet nga Ervis Martinajn.

Me zhdukjen e Ervis Martinaj, rivalit të tij, Ardit Kraja padyshim është “mbreti” i lojrave të fatit online në formë ilegale, ku siguron miliona euro në muaj nga përdoruesit e tyre dhe nuk paguan asnjë qindarkë detyrim në shtet.

Kujtojmë këtu se Ardit Kraja është edhe ortaku i biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Govaçi, të cilit policia i sekuestroi 400 mijë dollarë, pasi do t’ia kalonte vëllait të tij të dënuar për vrasje në Australi. Aleksandër Gavoçi është ortak me 50% me biznesmenin Ardit Kraja, në kompaninë “S.A.R Ndërtim”. Emri i Ardit Krajës figuron në 10 kompani, mes tyre edhe A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP.

Më 21 mars 2024, Kraja u arrestua në Kosovë. Ai është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.

Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mediat e Kosovës, duke iu referuar burimeve të afërta me hetimin që po kryhet kundër Ardi Krajës, kishin mësuar se i arrestuari kishte një rast të ngritur në Suharekë, ku dyshohet se kreu veprimtari ilegale “organizim i jashtëligjshëm i bixhozit”, që bie në përgjegjësi të Gjykatës së Prizrenit. Po ashtu ishte nën hetim, edhe për një rast në Mitrovicë që bie nën përgjegjësinë respektive të Gjykatës Themelore në këtë qytet. Për të dyja rastet ka pasur urdhër arresti kundër Krajës të vërtetuar nga të dyja gjykatat.

Nga ana tjetër nuk çuditemi që në mes të pazareve për tendera del emri i Mario Bakallit. Ai është një person i besuar i zëvendëskryeministres.

Bakalli pasi ishte sprovuar në forumet dhe shtabet e Belindës gjatë zgjedhjeve, ka qenë drejtues i Task Forcën e krijuar për menaxhimin e ujërave. Ka drejtuar më vonë Ujësjellësin e Dibrës deri në prill 2024, ku ka zhvilluar edhe tendera në shkelje të ligjit. Më 39 mars 2024, Komisionieri për të Drejtën e Informimit e sanksionoi z. Mario Bakalli me gjobë në vlerën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, pasi në mënyrë arrogante nuk jepte llogari për fondet.

Gjatë kohës që kur ishte drejtor, një tender me vlerë rreth 75 mijë euro i zhvilluar nga Ujësjellësi i Dibrës ka ngritur dyshime të forta për korrupsion duke e detyruar Komisionin e Prokurimeve Publike që të urdhërojë nisjen e hetimeve nga Agjencia e Prokurimeve. Tenderi i zhvilluar në datën 9 gusht 2023 ka patur si objekt “Implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të faturimit, migrimin e të dhënave, ofrimi shërbimit dhe integrimi i sistemit të fiskalizimit” për shoqërinë rajonale Ujësjellës-Kanalizime Dibër.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Valbona Kola i derdh 326 MLN lekë Arben Çelës, pa plotësuar kriteret e tenderit

Valbona Kola i derdh 326 MLN lekë Arben Çelës, pa plotësuar kriteret e tenderit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com