Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” çeli siparin të premten, me 15 konkurrentë nga Kina, Koreja e Jugut, Turqia, Shqipëria, Greqia, Italia, Franca, Rusia, Ukraina dhe Spanja.
Finalja e së shtunës kulmon me 4 çmime: çmimi i parë, i dytë, i tretë dhe kënga më e bukur.
Të ftuar specialë do të jenë tenori me famë botërore, drejtor i rrjetit të operave të Turqisë, Murata Karahan dhe me performancën ekskluzive për herë të parë në Shqipëri të violinistit Elvon Hoxha, fitues i kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare.
/tch/