Maqedonia në NATO, nesër nënshkruan Protokollin për anëtarësim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia në NATO, nesër nënshkruan Protokollin për anëtarësim

20:21 | 05/02/2019
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Të mërkuren në Bruksel, Maqedonia do ta nënshkruajë Protokollin për anëtarësim në NATO, që do t’i hapë dyert këtij shteti ballkanik për t’u bërë vendi i 30 i Aleancës.

Por, para anëtarësimit të plotë, secili vend anëtar i NATO-s duhet ta ratifikojë protokollin, duke filluar nga Greqia si vendi i parë që pritet ta bëjë këtë.

Këtë e ka bërë të ditur qysh para pak ditësh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter: “Më gjashtë shkurt do ta shkruajmë historinë. Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë Protokollin me Maqedoninë e ardhshme të Veriut”, shkruante Sekretari i Natos. Në ceremoninë e nënshkrimit do të jetë i pranishëm Ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do ta shqyrtojë të enjten Komisioni për mbrojtje kombëtare dhe politikë të jashmtme i parlamentit grek, ndërsa të premten do të vihet në seancë plenare për t’u votuar, siç ka njoftuar Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Voutsis. Duke patur parasysh se Greqia e ratifikoi me 153 vota Marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit të fqinjit të saj verior, edhe protokolli për anëtarësim në NATO pritet të ketë shumicën e nevojshme të votave të ligjvënësve grekë.

Greqia pritet të jetë vendi i parë që do t’i japë dritën jeshile fqinjit të saj për anëtarësim në Aleancën e NATO-s, pasi kishte bllokuar rrugët e integrimit të Maqedonisë për gati tre dekada, për shkak të problemit të emrit Maqedoni, me që një rajon në Greqinë veriore e mban të njejtin emër dhe për shkak të pretendimeve të mundshme të Shkupit ndaj territorit dhe historisë greke.

Marrëveshja e Prespës e 17 qershorit të vitit të kaluar u dha fund këtyre dilemave.

Kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO u angazhua Rusia, shpesh përmes deklaratave kërcënuese të diplomacisë së saj, dhe përmes ndikimit në protestat e grupeve nacionaliste brenda partive të djathta maqedonase. Por, mbështetja e fuqishme amerikane dhe e shumë vendeve të Aleancës së NATO-s bëri që pushteti i ri në Maqedoni të mos ndryshonte kursin e synuar drejt Brukselit.

Pasi secili nga 29 vendet anëtare të Aleancës Veriatlantike ta ratifikojnë protokollin për Maqedoninë e Veriut, ky vend do të bëhet anëtar fuqiplotë i NATO-s. Një numër vendesh anëtare tashmë kanë shprehur gatishmërinë për ta mirëpritur Maqedoninë në NATO, përfshirë Kroacinë. /VOA

Etiketa: NATO

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kryeministrja lesbike e Serbisë dhe partnerja e saj presin një fëmijë

Kryeministrja lesbike e Serbisë dhe partnerja e saj presin një fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –

23:29 | 17/03/2026
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

23:23 | 17/03/2026
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

23:13 | 17/03/2026
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

23:05 | 17/03/2026
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –

22:25 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –
  • Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –
  • Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –
  • PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –
  • Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –
  • Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –
  • Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com