Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka reaguar për herë të parë për sulmin e dhunshëm dje ndaj tij në Kuvendin e Maqedonisë.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, administratori i faqes së deputetit shqiptar shkruan se është jashtë rrezikut për jetën pas sulmit.
“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela.
Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.
Falenderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh.
Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje…Fundi i pashmangshëm i saj” shkruan administratori i faqes së deputetit shqiptar Ziadin Sela.