Maqedoni e Veriut, ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni e Veriut, ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

14:22 | 10/04/2021
në Kryesore
0

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit.

Prandaj, në këtë njësi mësimore theksohet nevoja e marrjes së masave për të kthyer natalitetin në suaza normale apo të stimulohet nataliteti te maqedonasit, meqë siç thuhet, shpërpjesëtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative në planin politik, ekonomik dhe social.

Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete.

Read more

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Libri i Sociologjisë, me përmbajtje të tillë, është në përdorim që nga viti 2002. Nga Ministria e Arsimit, e cila drejtohet nga Milla Carevska, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se “gabimet do të përmirësohen në kudër të planit për reformën e plotë të sistemit arsimor, që parasheh sigurimin e teksteve cilësore në arsimin fillor dhe të mesëm”.

Me dikasterin e Arsimit që nga viti 2002 kanë udhëhequr pesë ministra shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm për të komentuar gjendjen me tekstet mësimore. Gjatë mandateve të tyre, nuk kanë munguar premtimet dhe madje për këtë qëllim ishin formuar edhe komisione, por deri më tani nuk ka pasur asnjë epilog konkret, ndërkohë që tekstet me përmbajtje fyese e gabime tjera të shumta, vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit mësimor.

Liman Aliu, mësimdhënës i Sociologjisë, thotë se ka qenë nxënës kur është përballur me fyerjet e rënda në këtë libër shkollor dhe tani si mësimdhënës thotë se mundohet që t’ua sqarojë nxënësve për shtrembërimet historike e fyerjet që u bëhen shqiptarëve. Ai pranon se faji për këtë u takon të gjithëve.

“Unë kam mbajtur mësim me nxënësit, por atyre ua kam sqaruar se ka shtrembërim të fakteve dhe për këtë dëshmitarë janë vetë nxënësit. Unë shumë kam qenë i emocionuar dhe i prekur nga ajo që përmban ky libër dhe sa herë që mbërrij në këtë njësi mësimore, mundohem t’ua sqaroj nxënësve, t’i ndërgjegjësojë ata apo t’ua sqaroj se çfarë mendojnë qarqet akademike maqedonase për shqiptarët”, thotë Aliu.

Xheladin Murati, profesor i Pedagogjisë thotë se kjo që ndodh me tekstet shkollore është kulmi i fyerjeve që i bëhen shqiptarëve, ndërsa përgjegjësinë thotë se fillimisht duhet kërkuar te shërbimi pedagogjik, autorët, recensentët, përkthyesit dhe lektorët e më pas edhe te Ministria e Arsimit.

“Ministria e Arsimit bartë përgjegjësi, por përgjegjësia më e madhe bie mbi shërbimin pedagogjik që merret me botimin e teksteve. Dhe, kjo nënkupton se ministri nuk i lexon librat, por ai duhet të informohet nga shërbimet pedagogjike. Pra, kompleksi është më i gjerë sepse përgjegjësia për gabimet, ato historike, kombëtare, për çështjet sociale, për aspektet gjuhësore të tekstit, për përkthimin me gabime të tekstit.. në radhë të parë fajtorë janë autorët, pastaj recensentët të cilët e kanë lejuar përdorimin e tij me të gjitha të metat që i posedon”, thotë Murati.

Ai thotë se testet më përmbajtje të tillë fyese për shqiptarët rrisin edhe mosdurimin etnik në vend dhe në këtë rast sipas tij, kemi të bëjmë me dështim të politikës arsimore që bart dhe rreziqe në një vend shumetnik, siç është Maqedonia e Veriut.

“Ajo që shkruhet nëpër tekste ndaj shqiptarëve, ofendimet që u bëhen atyre, paraqet dështim komplet të politikës arsimore. Por, si duket kjo mund të jetë bërë edhe me qëllim për të poshtëruar popullatën shqiptare me problemet me të cilat ajo nuk përballet, apo imponohen si të tilla. Mendoj se është gabim i madh që
këto tekste ende vazhdojnë të jenë në përdorim. Ato nuk janë zbuluar sot, por në përdorim janë që nga viti 2002 apo 2003”, thotë profesori Xheladin Murati.

Përgjegjësia për këto skandale, sipas Muratit, u bie edhe mbi profesorët, të cilat nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, apo edhe të bojkotojnë tekstin shkollor nga ana e nxënësve. Ai thotë se nuk duhet të priten reformat në arsim që të ndryshohen tekstet, por të ketë botime krejt të reja, pasi gabimet janë aq që mëdha, jo vetëm fyese apo me gabime gjuhësore, por edhe përmbajtjesore, pasi nuk kanë asnjë logjikë në trajtimin, qoftë edhe të temave shkencore./REL

foto galeri

 

Etiketa: fyerjet ndaj shqiptarëveMaqedoni e Veriuttekstet shkollore

Të Lidhura

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

nga 27
12:36 | 14/03/2026
0

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...

Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

nga 27
12:12 | 14/03/2026
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije...

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

nga 27
12:08 | 14/03/2026
0

Saranda për vite me radhë ka qenë një nga qytetet ku fenomeni i ndërtimeve pa leje ka marrë përmasa shqetësuese,...

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

nga 27
11:56 | 14/03/2026
0

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Para
Ngjarja e rëndë në Kavajë, pas zënkës dyshohet se burri dogji gruan në makinë dhe u vetëvar

Ngjarja e rëndë në Kavajë, pas zënkës dyshohet se burri dogji gruan në makinë dhe u vetëvar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

12:36 | 14/03/2026
Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

12:12 | 14/03/2026
Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

12:08 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:56 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:52 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –
  • Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –
  • Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –
  • Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com