Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pasi kryeministri njoftoi dje se deputetët e tij po kërcënoheshin me mesazhe nga të burgosurit.
“Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët. Nga jua dinë numrat e telefonëve deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash”, shkruan Manjani.
Postimi i plotë
Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënokan nga burgu:
1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët.
2. Nga jua dinë numrat e telefonëve deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash.
Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee…