Në kuadër të tetorit, që është muaji i ndërgjegjësimit të grave me kancer gjiri, Europa Donna Albania në bashkëpunim me ISHP-në ofrojnë sot në ambientet e ISHP –së mamografi falas për të gjtha zonjat.
Mesatarisht mund të kryhen deri në 15 mamografi, dhe një seancë e tillë zgjatë deri në 20 minuta.
Europa Donna Albania i bën apel të gjitha grave dhe nënave që të drejtohen pranë ISHP-së për të bërë një kontroll rutinë në kuadër të mbrojtjes së jetës së tyre. Ky shërbim ofrohet nga ora 09:00 deri në orën 16:00.