Prej dy ditësh në pyllin e fshatit Metoh vijojnë që të jenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa në rrezik serioz janë banesat pranë, pasi flakët po iu afrohen me shpejtësi për shkak të erës.
Kryeplaku i fshatit, Syrja Hyskaj shprehet se ende nuk ka shkuar asnjë zjarrfikëse dhe gjendja është e vështirë, pasi po luftojnë të vetëm me flakët.