Mali i Zi mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mali i Zi mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

14:40 | 18/05/2022
në Shqiperi
0

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, gjatë vizitës së tij në Prishtinë tha se e mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gjukanoviç po qëndron për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ai është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentët e dyja shteteve fqinje kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë theksuar përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, siç është thënë, për të siguruar më shumë stabilitet, paqe dhe zhvillim në rajon.

Gjukanoviç ka thënë se ka ardhur koha që Evropa të përsërisë mesazhin ‘që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian’.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Ne jemi mirënjohës për faktin se Kosova është orientuar drejt objektivave identike strategjike sikurse Mali i Zi. Kjo është bazë që përmes shkëmbimit të përvojave të mbështesim njëri-tjetrin për t’i kaluar sfidat në këtë rrugë që në një të ardhme të afërt t’i realizojmë qëllimet tona të përbashkëta”, ka thënë ai.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Mali i Zi ndajnë një vizion të përbashkët e të qartë për të ardhmen euroatlantike.

Ajo ka shtuar se është e rëndësishme për rajonin të qëndrojnë bashkë ‘kundër agresionit rus dhe satelitëve të tyre që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit’.

Presidentja Osmani ka kërkuar nga Mali i Zi që të mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera, me rëndësi të veçantë anëtarësimin në NATO.

“Mali i Zi është një shembull i shkëlqyer se si anëtarësimi në NATO ka shërbyer vetëm drejt forcimit të sigurisë në tërë rajonin tonë, prandaj edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të shihet nga prizmi i njëjtë”, ka theksuar Osmani.

Kosova ka aplikuar më 12 maj, për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Gjukanoviç ka theksuar se vendi i tij mbështet dialogun politik që ekziston ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se beson se vetëm dialogu politik mund të çojë deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, është e rëndësishme që Kosovë të jetë konsistente në këtë proces politik.

Problemi politik i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, ka shtuar Gjukanoviç, nuk ka të bëjë vetëm me dy shtetet, por prek gjithë rajonin.

Osmani dhe Gjukanoviç gjatë konferencës për media janë pyetur nga gazetarët edhe lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Gjukanoviç ka thënë se çështja e demarkacionit mund të konsiderohet si problematike vetëm për dikë që dëshiron të krijojë probleme.

Ai ka deklaruar se do t’i përmbahet dokumenteve që janë nënshkruar për këtë çështje.

“Përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion, do të krijohen kushtet për korrigjim për të cilat do të pajtohemi dhe që do të kontribuojnë që ky kufi të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve apo rrezikimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, ka deklaruar ai.

Të dy presidentët kanë theksuar se nuk duhet të lejojnë që raportet mes dy shteteve të keqësohen.

“Nuk ka asnjë çështje që mund t’i prishë raportet mes Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sa i përket iniciativës Ballkani i Hapur, të dy presidentët kanë potencuar se nuk e shohin si një iniciativë të qëlluar rajonale dhe se do të vazhdojnë të mbështesin iniciativat tjera rajonale, të cilat janë krijuar më parë, siç është Procesi i Berlinit.

“Në vend të krijimit të iniciativave të reja, ta shfrytëzojmë potencialin e iniciativave aktuale si procesi i Berlinit”, ka thënë Gjukanoviç.

Iniciativa Ballkani i Hapur është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Iniciatorët e Ballkanit të Hapur deri më tani nuk ia kanë dalë që t’i bindin edhe tri shtetet e rajonit – Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën – të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

Gjatë ditës, Gjukanoviç pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës. Në këtë takim kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do t’i dhurojë Gjukanoviçit “Çelësin e Qytetit”. /REL

 

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Zbulohen emrat/ Kush është i riu që u qëllua me armë në Kombinat, identifikohet autori

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 57-vjeçari në Himarë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com